Konferencë shkencore për Vjosën në Tiranë
Shkencëtarët nga Shqipëria, Austria dhe Gjermania po vazhdojnë diskutimet për lumin e fundit natyror në Evropë, por tashmë janë zhvendosur nga salla e Fakultetit të Shkencave të Natyrës në terrenin më të preferuar të punës së tyre. Sot ata do të vizitojnë Vjosën në pjesët më dinamike të saj, për sa i përket vlerave të biodiversitetit, por në njëkohësisht dhe më të kërcënuara nga projektet hidro-energjetike. Kjo vizitë shkencore do të shërbejë për të vendosur mbi hapat bazë që do të ndërmarrin në të ardhmen. Dje ata i dorëzuan Ministrisë së Mjedisit memorandumin e përbashkët të firmosur nga më shumë se 50 profesorë, me kërkesën për moratorium 3 vjecar të HEC-eve në Vjosë.
Kjo periudhë do të shërbente si kohë e mjaftueshme për të ndërmarrë kërkimet që do të argumentonin mbi baza shkencore përse nuk duhet të ndërtohen hidrocentralet në lumin e fundit që rrjedh i lirë nga burimi në grykëderdhje.