Takim me komunitetin në Picar
Në vijim të turit të takimeve me komunitetet e prekura nga zhvillimi i hidrocentraleve në vend, si pjesë e projektit “T’i japim zë mbrojtjes së lumenjve”, këtë javë do të organozojmë një takim me banorët e zonës në fshatin Picar të Gjirokastrës.
Në lumin e Gurrës (degë e lumit të Bënçës) është planifikuar të ndërtohet një hidrocentral. Banorët e fshatit e kanë kundërshtuar këtë projekt dhe kanë nënshkruar edhe një peticion.
Takimi do të mbahet ditën e diele, dt. 28 qershor 2020, ora 11:00, në qendrën e fshatit.