Projekte të kryera

HELP-CSO: Forcimi i Legjislacionit Horizontal dhe Promovimi i OSHC-ve

HELP-CSO_Logo-e1468935464498Shqipërisë i mungon zbatimi efektiv i informimit publik dhe pjesëmarrjes, gjë që çon në angazhim të ulët të OOSHC-ve dhe individëve. Kjo vërehet veçanërisht në projektet e hidrocentraleve, që për shkak të mungesës së njohurive dhe konsultimeve dhe njohurive ligjore mjedisore, zhvillimi  i tyre ka qenë konfliktual në komunitetet e prekura. Prandaj, zbatimi i legjislacionit horizontal do të fuqizojë OSHC-të për të garantuar përmirësimin e zbatimit të projekteve të ndjeshme mjedisore.

Objektivi i përgjithshëm: Mbështetja e organizatave mjedisore për zbatim dhe monitorim më të mirë të legjislacionit horizontal në vend. 

Objektivat specifike:

  • Të krijohet një rrjet i fortë dhe i përgjegjshëm i OSHC-ve për të punuar së bashku në legjislacionin horizontal.

  • Të rritet kapaciteti i OSHC-ve për proceset gjyqësore strategjike, këshillat ligjore pro-bono dhe përfshirjen e komunitetit.

  • Të monitorojë zbatimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis në projekte të ndjeshme mjedisore.

  • Të përkthejë gjetjet e projektit në politika konkrete dhe propozime ligjore për autoritetet dhe institucionet qeveritare.

Projekti zbatohet nga Milieukontakt Shqipëri, EcoAlbania dhe Lexferrenda për një periudhë 12 mujore (15.04.2016-  15.04.2017).