Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

Bashkëpunimi Rinor për Alpet Dinarike Ndërkufitare

Projekti  “Dialogu ndërkufitar – “Bashkëpunimi Rinor për Alpet Dinarike Ndërkufitare” synon krijimin e urave të bashkëpunimit midis të rinjve të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Përmes këtij projekti synojmë të ndryshojmë mënyrën se si të rinjtë i interpretojnë sfidat në zonën e Bjeshkëve të Namuna / Prokletije / Alpet Shqiptare. EcoAlbania në partneritet me OJF-të ERA nga Kosova dhe Green Home nga Mali i Zi, do të zhvillojnë një sërë aktivitetesh me të rinj të moshës 18 – 24 vjeç. Ata do të inkurajohen të shohin Alpet Dinarike jo si një fenomen gjeografik ndarës por si një pikë takimi që i inkurajon ata të bashkëpunojnë.

Objektivi i përgjithshëm

Nxitja e lëvizjes së të rinjve dhe dialogut ndërkulturor përmes ndërtimit të kapaciteteve 

Objektivat specifikë
  • Ndërgjegjësimi mbi mbrojtjen dhe promovimin e zonës ndërkufitare të Bjeshkëve të Namuna / Prokletije / Alpet Shqiptare.
  • Ngritja e kapaciteteve për bashkëpunimin e të rinjve për të promovuar vlera dhe çështje të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor.
Kohëzgjatja

Nëntor 2019 – Korrik 2020

Partnerët

Green Home (Mali i Zi)

ERA (Kosovë)

Mbështetur financiarisht nga: RYCO – “Regional Youth Cooperation, Mobility and Exchange”