Projekte të kryera

AKTIV – Angazhimi i Komunitetit – Tregues i Integrimit në Vendim-marrje

 AKTIV_LogoTitulli i Projektit: Angazhimi i Komunitetit – Tregues i Integrimit në Vendim-marrje (AKTIV)

Qëllimi i projektit: Rritja e pjesëmarrjes aktive të publikut në vendim-marrje, për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.

Objektivat:        

Objektivi 1.  Përmirësimi i procesit të njoftimeve për dëgjesat publike, për dhënien e lejeve mjedisore të HEC-eve, në territorin e bashkive që shtrihen përgjatë luginës së lumit Vjosa.

Objektivi 2. Rritja e  pjesëmarrjes dhe e vetëdijes së komunitetit të luginës së Vjosës, mbi rolin e tyre  në vendimmarrje për dhënien e lejeve mjedisore të HEC-eve.

Objektivi 3. Vlerësimi i nivelit të reflektimit të shqetësimeve të komunitetit të luginës së Vjosës,  në dëgjesat publike për dhënien e lejeve mjedisore të HEC-eve.

Objektivi 4. Mbështetja e komunitetit të luginës së Vjosës në reagimet qytetare si pjesë e procesit të kërkesës së llogarisë ndaj institucioneve vendim-marrëse.