Qëndrueshmëria e Basenit Vjosë: Një guidë gjithëpërfshirëse në menaxhimin e burimeve ujore
Një udhëzues gjithëpërfshirës për menaxhimin efektiv të burimeve ujore në basenin e Vjosës. Broshura mbulon shtatë tema kryesore, specifikisht përmbytjet dhe menaxhimin e riskut nga përmbytjet, ndryshimet klimatike, furnizimin me ujë dhe trajtimin e ujërave të zeza, ekoturizmin, zonat e mbrojtura, burimet natyrore dhe hidroenergjinë. Gjithashtu, për secilën tematikë, ofrohet një pasqyrë e përgjithshme, aspekte mbi kuadrin ligjor, një analizë e kontekstit dhe rekomandime në adresimin e sfidave kryesore. Informacioni i ofruar synon të mbështesë aktorët kyç për një vendimmarrje efektive lidhur me qeverisjen e ujit në Basenin Vjosë.