Ruajtja e natyrës dhe ekosistemeve me fokus te komunitetet përmes bashkëpunimit ndërkufitar në korridoret ekologjikë të Shqipërisë juglindore
CONNECTA është një nismë ndërkufitare që synon forcimin e lidhshmërisë në korridorin ekologjik Polis-Valamarë-Rungajë-Moravë-Gramoz dhe në basenin ndërkufitar të lumit Aoós/Vjosë. Duke ndërthurur shkencën, ruajtjen, bashkëpunimin, dhe angazhimin e komunitetit, projekti synon ruajtjen e biodiversitetit, rritjen e qëndrueshmërisë së ekosistemeve, dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm për natyrën dhe njerëzit.