PAMANCA- Rëndësia e Zonave të Mbrojtura- Advokim për ruajtjen e natyrës në Shqipëri
Shqipëria, me biodiversitetin e saj të pasur natyror, përballet me sfida të shumta për mbrojtjen e burimeve ekologjike për shkak të presioneve ekonomike, boshllëqeve ligjore dhe nevojës për strategji të zhvillimit të qëndrueshëm. Projekti ynë synon të forcojë mbrojtjen e biodiversitetit duke përmirësuar bashkëpunimin midis palëve të interesuara, rritjen e monitorimit të konservimit dhe promovimin e praktikave mjedisore të qëndrueshme.