Projekti “Media dhe Çështjet Mjedisore në Shqipëri” (MECA) synon të analizojë rolin e medias në ndjekjen dhe raportimin e aktivizimit të komuniteteve lokale për çështjet më të rëndësishme mjedisore të viteve të fundit deri në zgjidhjen e tyre. Në kuadër të këtij projekti do të kryhet një vlerësim i situatës aktuale për kontributin e mediave në raportimin e çështjeve mjedisore, si dhe një raport me raste studimore dhe rekomandime për komunitetin e medias/ gazetarëve si dhe OSHC-vë.
“Nxitja e medias në monitorim dhe raportim për mbrojtjen e mjedisit së bashku me komunitetet lokale dhe OSHC-të”.
Vlerësimi i situatës aktuale të kontributit të medias në raportimin e çështjeve mjedisore.
Angazhimi i mediave në ndjekjen e çështjeve mjedisore me qëllim nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve lokale, OSHC-ve dhe mediave për përfshirjen më të madhe në çështjet mjedisore.
Kohëzgjatja e projektit: Tetor 2018 – Shtator 2019