Shqipërisë i mungon zbatimi efektiv i informimit publik dhe pjesëmarrjes, gjë që çon në angazhim të ulët të OOSHC-ve dhe individëve. Kjo vërehet veçanërisht në projektet e hidrocentraleve, që për shkak të mungesës së njohurive dhe konsultimeve dhe njohurive ligjore mjedisore, zhvillimi i tyre ka qenë konfliktual në komunitetet e prekura. Prandaj, zbatimi i legjislacionit horizontal do të fuqizojë OSHC-të për të garantuar përmirësimin e zbatimit të projekteve të ndjeshme mjedisore.
Mbështetja e organizatave mjedisore për zbatim dhe monitorim më të mirë të legjislacionit horizontal në vend.
Të krijohet një rrjet i fortë dhe i përgjegjshëm i OSHC-ve për të punuar së bashku në legjislacionin horizontal.
Të rritet kapaciteti i OSHC-ve për proceset gjyqësore strategjike, këshillat ligjore pro-bono dhe përfshirjen e komunitetit.
Të monitorojë zbatimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis në projekte të ndjeshme mjedisore.
Të përkthejë gjetjet e projektit në politika konkrete dhe propozime ligjore për autoritetet dhe institucionet qeveritare.