Select Payment Method
Personal Info

Donation Total: €100,00

ESPID4Vjosa- Enhancing a Science-Policy Interface Development for the Vjosa

Lumi Vjosë ndodhet në jug të Shqipërisë. I konsideruar si lumi i fundit “I egër” në Evropë, Vjosa përfaqëson një potencial të madh jo vetëm për vlerat natyrore, por dhe për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm nëpërmjet aktiviteteve eko-turistike.      

Megjithatë, për shkak të mungesës së një plani të integruar menaxhimi për pellgun e lumit, Vjosa po përballet me shumë sfida. 

Në vijim të punës së mëparshme për të theksuar rëndësinë e vlerave të lumit, EuroNatur dhe EcoAlbania po implementojnë projektin “ESPID4Vjosa”, i cili synon të forcojë përpjekjet e menaxhimit për zhvillimin e qëndrueshëm të pellgut ujëmbledhës të lumit Vjosë, duke ndërlidhur shkencën, institucionet vendimmarrëse dhe shoqërinë.

Qëllimi kryesor është rritja e mbështetjes së shkencës për institucionet përgjegjëse vendimmarrëse dhe nxitja e komunikimit midis vendimmarrësve, shkencëtarëve, publikut, palëve të interesit dhe OSHC-ve

Forcimi i ndërlidhjes midis shkencës dhe vendimmarrësit për të rritur përpjektjet e menaxhimit për zhvillimin e qëndrueshëm të Lumit Vjosë.

Objektivi i përgjithshëm
Objektivi specifik 1

Zhvillimi dhe përmirësimi i lidhjes mes shkencës dhe shoqërisë;

Objektivi specifik 2

Rritja e mbështetjes së shkencës për institucionet dhe vendimmarrësve;

Objektivi specifik 3

Të nxisë komunikimin ndërmjet vendimmarrësve, shkencëtarëve, publikut, palëve të interesuara dhe OJQ-ve.

Rezultatet e pritshme të këtij projekti janë:

Krijimi i mekanizmave të ndërveprimit dhe koordinimit për integrimin dhe bashkëpunimin e palëve të interesuara dhe rritjen e përfshirjes së tyre në proceset vendimmarrëse;

Intensifikimi i kërkimit shkencor mbi ekosistemin e pellgut të lumit Vjosë;

Ndërtimi i partneritetit qytetar për të rritur kapacitetin lokal në menaxhimin e ujërave;

Realizimi i shkëmbimeve dhe bashkëpunimeve efektive në kontekst ndërkufitar për pellgun e lumit Vjosë/ Aoós.

Rritja e rolit të Këshillit të Basenit të Lumenjve dhe Njësive Qëndrore Vendore në vendimmarrje duke rritur kapacitetet e tyre dhe duke ofruar prova të bazuara në shkencë për një vendimmarrje më të mirë;

Kohëzgjatja: 1 Dhjetor 2021- 30 Nëntor 2024 (36 muaj)

Partnerët: EuroNatur

Financuar nga: Austrian Development Agency (ADA)