Prof. Aleko Miho
Kryetar Bordi
Aleko është anëtar i stafit akademik në Departamentin e Biologjisë, FSHN, UT. Ai është lektor i disa lëndëve si; Botanikës së Përgjithshme, Bio-monitorimit Mjedisor, Shkrimit Akademik, Praktikave më të mira të menaxhimit në Ruajtjen e Bimëve. Fushat kryesore kërkimore e tij janë taksonomia dhe ekologjia e algave mikroskopike të ujërave të ëmbël dhe të njelmët, biomonitorimi dhe ruajtja e ekosistemeve natyrore në Shqipëri. Përvoja e tij e gjatë në këtë drejtim e ka zanafillën që në vitin 1991 si përkrahës i lëvizjes mjedisore në Shqipëri, ku ai është spikatur si promotori i krijimit të zonave të mbrojtura në Ohër dhe Prespë. Aktualisht Prof. Miho është kryetar i EcoAlbania, duke mbështetur fushatën “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.
1985 vazhdim: Anëtar i stafit akademik në Departamentin e Biologjisë, FSHN, UT.
1994: PhD në “Të dhëna cilësore dhe sasiore për fitoplanktonin e liqenit të Butrintit”.
1999: Emërohet Asistent Profesor në Seksionin e Biologjisë, FSHN, UT.
2005: Emërohet Profesor në Seksionin e Biologjisë, FSHN, UT.