Rritja e pjesëmarrjes aktive të publikut në vendim-marrje, për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.
Objektivi 1
Përmirësimi i procesit të njoftimeve për dëgjesat publike, për dhënien e lejeve mjedisore të HEC-eve, në territorin e bashkive që shtrihen përgjatë luginës së lumit Vjosa.
Objektivi 2
Rritja e pjesëmarrjes dhe e vetëdijes së komunitetit të luginës së Vjosës, mbi rolin e tyre në vendimmarrje për dhënien e lejeve mjedisore të HEC-eve.
Objektivi 3
Vlerësimi i nivelit të reflektimit të shqetësimeve të komunitetit të luginës së Vjosës, në dëgjesat publike për dhënien e lejeve mjedisore të HEC-eve.
Objektivi 4
Mbështetja e komunitetit të luginës së Vjosës në reagimet qytetare si pjesë e procesit të kërkesës së llogarisë ndaj institucioneve vendim-marrëse.