Përmirësimi i Shtegut Ekoturistik "Lekbibaj – Liqeni i Komanit – Palç"
EcoAlbania ka nisur punën për përmirësimin e shtegut ekoturistik Lekbibaj – Liqeni i Komanit – Palç, në Parkun Natyror Nikaj–Mërtur, në kuadër të Programit SMILES të Dorcas Albania.
Projekti synon krijimin e një itinerari më të sigurt, të aksesueshëm dhe të orientuar më mirë për vizitorët, duke ruajtur njëkohësisht vlerat natyrore dhe kulturore të zonës.
Faza e parë ka përfshirë mbledhjen e koordinatave GPS në terren, ndërsa aktualisht po punohet për hartëzimin GIS të itinerarit. Të dhënat e mbledhura do të shërbejnë si bazë për planifikimin e rehabilitimit të shtegut, markimit, sinjalistikës dhe ndërhyrjeve të tjera të parashikuara.
Nga koordinatat në terren te një shteg më i sigurt dhe i qëndrueshëm – puna sapo ka nisur.