Select Payment Method
Personal Info

Donation Total: €100,00

Identifikimi dhe prioritizimi i barrierave

Ky projekt synon restaurimin ekologjik dhe rikthimin e lidhshmërisë natyrore të lumenjve në pellgun e Vjosës, përmes identifikimit dhe vlerësimit të barrierave të vjetruara dhe jofunksionale në degët e saj. Duke hartëzuar dhe analizuar këto struktura, nisma do të krijojë një databazë të hapur dhe një listë të prioritizuar barrierash për heqje, me qëllim përmirësimin e migrimit të peshqve, rrjedhës natyrore dhe gjendjes ekologjike të ekosistemeve ujore.

Projekti kontribuon në forcimin e integritetit ekologjik të Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa dhe në përmbushjen e objektivave kombëtare dhe evropiane për restaurimin e lumenjve dhe biodiversitetit. Ai mbështetet nga Programi Evropian për Lumenjtë e Hapur (European Open Rivers Programme), i financuar nga Arcadia.

×