“WeTransfer” mbështet fushatën për Vjosën, përkrahja e tyre tërheq vëmendjen e mediave

Rrjeti holandez i përcjelljes së materialeve elektronike në internet, “WeTransfer”, përkrahu më 28 prill 2021 çështjen e mbrojtjes së Vjosës duke e shpallur atë “Park Kombëtar”. Kompania vendosi si fotografi sfondi luginën e Vjosës me mbishkrimin “Përgjithmonë Vjosa!”.

Përdoruesit ftoheshin të ndihmonin në ndërgjegjësimin për kauzën duke parë dhe shpërndarë videon e fushatës “Vjosa Park Kombëtar Tani”. Mbështetja nga “WeTransfer” tërhoqi vëmendjen e mediave shqiptare, të cilat e mbuluan me raportime të ndryshme nga Shqiptarja.com, Exit.al, Dosja.al etj.