Bëj edhe ti pjesën tënde për Vjosën!
1. Shpërndaje këtë video
Shiko videon “Vjosa Park Kombëtar Tani” dhe ndaje me miqtë në media sociale duke përdorur #VjosaParkKombetarTani ose #VjosaNationalParkNow.
2. Kërko mbështetjen e kandidatëve

Më 25 prill, Shqipëria do të zgjedhë një qeveri që ka pushtetin të mbrojë Vjosën përgjithmonë. Kërkoji kandidatëve që të mbështesin nismën #VjosaParkKombetarTani.
Si mund ta bësh këtë?
- Komento në postimet e tyre në rrjetet sociale: 94% e shqiptarëve janë pro krijimit të Parkut Kombëtar të Vjosës. Cili është qëndrimi juaj? #VjosaParkKombetarTani #VjosaNationalParkNow
- Bëj status në Facebook dhe tag një kandidat, për ti tërhequr vëmendjen dhe për ti kërkuar publikisht mbështetje për Vjosën.
A e di se 94% e shqiptarëve janë pro krijimit të Parkut Kombëtar të Vjosës?
Synimi është që Vjosa të shpallet, Parku Kombëtar i një lumi të egër në Evropë, duke mbrojtur të gjithë ekosistemin duke përfshirë pellgun ujëmbledhës, degët dhe shtratin aktiv dhe jetën e egër që Vjosa strehon. Vetëm ky përcaktim do të parandalonte përgjithmonë projektet e hidrocentraleve dhe zhvillime të tjera brenda zonës së mbrojtur dhe do të jepte një kontribut të rëndësishëm në Marrëveshjen e Gjelbër të BE-së dhe Strategjinë e Biodiversitetit.
Me zgjedhjet e përgjithshme në 25 Prill 2021, grupet shqiptare dhe ndërkombëtare të ruajtjes së natyrës po i bëjnë thirrje drejtuesve të politikës dhe publikut që të ruajnë të ardhmen e Vjosës dhe ta shpallin atë Park Kombëtar lumor, duke e shndërruar çështjen e Vjosës një përparësi kryesore për çdo parti fituese.
Nga një Park Kombëtar jo vetëm që do të përfitonte jeta e egër por edhe njerëzit e luginës së Vjosës përmes shfrytëzimit të potencialit për një zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik. Në të ardhmen, mijëra turistë nga e gjithë Evropa do të vijnë për të vizituar këtë lumë të fundit të egër të kontinentit. Një sondazh i kohëve të fundit i opinionit publik tregon se 94% e shqiptarëve është pro krijimit të Parkut Kombëtar të Vjosës.
E vërteta mbi Vjosën: 45 hidrocentrale të planifikuar!
Në të gjithë pellgun ujëmbledhës të Vjosës, janë planifikuar 45 hidrocentrale, 8 në vetë lumin Vjosë dhe 37 në degët e saj.
3 degë, Langarica, Shtika dhe lumi Çarshova janë prekur tashmë nga digat dhe nuk mund të jenë pjesë e Parku të ardhshëm Kombëtar të luginës së lumit Vjosa.
Aktualisht kërcënimi kryesor me të cilin përballet Vjosa gjatë 24 viteve të fundit është plani për ndërtimin e 2 digave të mëdha në pjesën e mesme të lumit, përkatësisht: digat e hidrocentraleve të Kalivaçit dhe Poçemit.
Megjithatë edhe rrjedha e poshtme e Vjosës është në rrezik. Pranë grykëderdhjes së Vjosës në detin Adriatik, qeveria shqiptare ka në plan të ndërtojë një aeroport ndërkombëtar, brenda kufinjve të Zonës së Mbrojtur, i cili do të shoqërohet edhe më ndërtimin e infrastrukturës mbështetëse e resorteve për pritjen e turistëve. Gjithë parashikohet të ndërtohen pranë lagunës së Nartës. Vendimi për përcaktimin e kufijve të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri parashikon përjashtimin nga Zona e Mbrojtur Vjosë – Nartë, të sipërfaqes që do të përdoret potencialisht për ndërtimin e Aeroportit dhe resorteve turistike.
Informohu rreth lëvizjes për të shpëtuar Vjosën
Burime të tjera
Lexo informacionin e plotë për #VjosaParkKombetarTani.
Shiko dokumentarin “Vjosa Forever” në YouTube.
Shiko dokumentarin “Blue Heart” në YouTube.
Ndiq “Save the Blue Heart of Europe” në Facebook dhe në Instagram.
Shfleto faqen e Balkanrivers për #VjosaNationalParkNow.
Publikime shkencore
GEO Biodiversity Days 2014, Vjosa River Report
THE FAUNA OF THE VJOSA RIVER AND THE ADJACENT FLOODPLAIN AT POÇEM
The Vjosa in Albania –a riverine ecosystem of European significance
Measuring of sediment transport and morpho-dynamics at the Vjosa river / Albania
Vjosa River valley – protection study based on IUCN protected area standards