Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

Mbro Vjosën

Lugina e pasur e lumit të fundit të egër të Evropës, nuk do të ekzistojë më nëse nuk veprojmë tani!

E vërteta mbi Vjosën

Lumi Vjosa në Shqipëri është një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë. Vjosa dhe shumë prej degëve të tij rrjedhin lirshëm nga malet e Pindit në Greqi deri në bregdetin Adriatik në Shqipëri. Vjosa shtrohet në një zonë të gjerë natyrore që përbëhet nga një mozaik i madh i llojeve të ndryshme të habitateve duke nisur nga grykat e ngushta në pjesën e sipërme, në seksionet e gjera gjarpëruese lumore në rrjedhën e mesme deri në deltën gati-natyrore në Detin Adriatik. Vetëm rrjedha e mesme përmban të paktën 8 lloje habitatesh që kanë rëndësi prioritare sa i përket aspekteve të ruajtjes së natyrës në kuadrin e Bashkimit Evropian.

Njohuritë shkencore rreth biodiversitetit dhe proceseve ekologjike të Vjosës janë të kufizuara. Ai është një nga lumenjtë më pak të eksploruar në Evropë. Por disa studime ekzistuese nënvizojnë rëndësinë e luginës së lumit si “pika e nxehtë” e biodiversitetit në Shqipëri që ofron habitate ujore ideale për specie të shumta. Lumi është strehë e mbi 1,100 specieve, duke përfshirë 13 specie kafshësh dhe 2 bimësh të kërcënuara globalisht dhe e të paktën 50 specie kafshësh dhe 24 bimësh të cilat janë të përfshira në Listën e Kuqe të Shqipërisë.

Pellgu ujëmbledhës u siguron fshatrave përreth tokën pjellore për aktivitete bujqësore dhe blegtorale. Bollëku dhe shumëllojshmëria e peshqve është jetike për mirëqenien e peshkatarëve vendas kryesisht në pjesën e poshtme të Vjosës. Ekoturizmi në Vjosë dhe degët e saj është gjithnjë në rritje, veçanërisht në vitet e fundit në të cilët entuziastët kanë filluar të shijojnë aktivitete të tilla si rafting, kanoe, kayaking, not, etj.

Kërcënimet

Për vite, i gjithë ekosistemi lumor është kërcënuar nga projektet e hidrocentraleve. Nëse ndërtohen, ato do të shkatërrojnë këtë mjedis natyror – duke shkaktuar në disa raste përmbytjen pjesëve të caktuara luginës e në të tjera raste duke lënë shtartin e lumit tërësisht të thatë. Në të gjithë pellgun ujëmbledhës të Vjosës, janë planifikuar 45 hidrocentrale, 8 në vetë lumin Vjosë dhe 37 në degët e saj.

Tre degë, Langarica, Shtika dhe lumi i Çarshovës janë prekur tashmë nga digat dhe nuk mund të jenë pjesë e Parkut Kombëtar të luginës së lumit Vjosa.

Kërcënimi kryesor me të cilin përballet Vjosa gjatë 24 viteve të fundit është plani për ndërtimin e 2 digave të mëdha në pjesën e mesme të lumit, përkatësisht: digat e hidrocentraleve të Kalivaçit dhe Poçemit.

Megjithatë edhe rrjedha e poshtme e Vjosës është në rrezik. Pranë grykëderdhjes së Vjosës në detin Adriatik, qeveria shqiptare ka në plan të ndërtojë një aeroport ndërkombëtar, brenda kufinjve të Zonës së Mbrojtur, i cili do të shoqërohet edhe më ndërtimin e infrastrukturës mbështetëse e resorteve për pritjen e turistëve. Gjithë kjo parashikohet të ndërtohet pranë lagunës së Nartës. Vendimi për përcaktimin e kufijve të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri parashikon përjashtimin nga Zona e Mbrojtur Vjosë – Nartë,  të sipërfaqes që do të përdoret potencialisht për ndërtimin e Aeroportit dhe resorteve turistike.

Në Shtator 2020, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi publikisht synimin për shpalljen e Vjosës, Park Kombëtar. Sidoqoftë, qeveria nuk kishte ndërmarrë ndonjë hap të qartë drejt këtij synimi. Planet e paraqitura nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) përfshijnë vetëm mbrojtje minimale për Vjosën, duke e shpallur atë një Park Natyror e duke lënë të hapur rrezikun për ndërtimin e hidrocentraleve në të ardhmen. Plani i AKZM në fakt është shumë larg sigurimit të një mbrojtjeje afatgjatë të integritetit natyror siç përcakton katëgoria e Parkut Kombëtar. Politikanët me sa duket kërkojnë të mbajnë derën e hapur për projektet zhvillimore  pas zgjedhjeve dhe kjo e vë Vjosën në rrezik real.

MUNDËSIA E ARTË

Parku i Parë Kombëtar i një lumi të egër në Evropë

Vjosa dhe degët e saj janë të pakrahasueshme me një lumë tjetër në Evropë (jashtë Rusisë). Kështu, ky peizazh lumor duhet të mbrohet nga kategoria më e lartë e mundshme e mbrojtjes së natyrës – që do të ishte një Park Kombëtar sipas standardeve të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN). Së bashku me komunitetin lokal, shkencëtarët dhe mbështetjen nga e gjithë Shqipëria, ne duam ta realizojmë shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.

Synimi është që Vjosa të shpallet, Parku Kombëtar i një lumi të egër në Evropë, duke mbrojtur të gjithë ekosistemin duke përfshirë pellgun ujëmbledhës, degët dhe shtratin aktiv dhe jetën e egër që Vjosa strehon. Vetëm ky përcaktim do të parandalonte përgjithmonë projektet e hidrocentraleve dhe zhvillime të tjera brenda zonës së mbrojtur dhe do të jepte një kontribut të rëndësishëm në Marrëveshjen e Gjelbër të BE-së dhe Strategjinë e Biodiversitetit.

Me zgjedhjet e përgjithshme në 25 Prill 2021, grupet shqiptare dhe ndërkombëtare të ruajtjes së natyrës po i bëjnë thirrje drejtuesve të politikës dhe publikut që të ruajnë të ardhmen e Vjosës dhe ta shpallin atë Park Kombëtar lumor, duke e shndërruar çështjen e Vjosës një përparësi kryesore për çdo parti fituese.

Nga një Park Kombëtar jo vetëm që do të përfitonte jeta e egër por edhe njerëzit e luginës së Vjosës përmes shfrytëzimit të potencialit për një zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik. Në të ardhmen, mijëra turistë nga e gjithë Evropa do të vijnë për të vizituar këtë lumë të fundit të egër të kontinentit. Një sondazh i kohëve të fundit i opinionit publik tregon se 94% e shqiptarëve është pro krijimit Parku Kombëtar lumor të Vjosës.

Vjosa Park Kombëtar Tani

Vjosa jonë është në rrezik!

Lumi ynë mjëravjeçar, sot është në rrezik nga kërcënimi i ndërtimit të digave dhe mund të mbrohet vetëm duke u shpallur si Parku i parë Kommbëtar i një lumi të egër, jo vetëm për Shqipërinë , por për të gjithë Evropën.

Le t’u kërkojmë liderëve tanë ta mbrojnë Vjosën përgjithmonë.

Vjosa Forever | Protect Europe’s Wild Rivers

People are rising up to protect Europe’s largest wild river—the Vjosa. This waterway runs untamed from source to sea, embracing a mosaic of habitats and cultures that have been tied to it for thousands of years. Vjosa Forever chronicles the ongoing struggle to secure the future of this unique river system, from political uncertainty and opportunistic greed to the hope of creating a Vjosa National Park (the first of its kind in Europe).

Scientists for Vjosa - Boat Tour

After the Wild Rivers Science Symposium in Tirana in October 2019, participating scientists embarked on a hours-long rafting trip on the queen of European rivers, the beautiful Vjosa – an Eldorado for freshwater scientists as well as nature lovers. Let us take you to the Vjosa – let us take you inside a picture frame!

Vjosa Perla e Eger e Evropes

Mësoni më tepër rreth bukurive të lumit Vjosa, vlerave dhe kërcënimeve, nëpërmjet kësaj video nga Adrian Guri. Ajo përmban pamje mahnitëse të lumit, përshtypje të konferencës për shtyp në Tepelenë dhe intervista me Ulrich Eichelmann (Riverwatch), Spase Shumka (ekspert biodiversiteti), Fatos Lubonja (shkrimtar i njohur), kryetari i komunës Qeserat dhe Kryetari i bashkisë Përmet, Të gjithë mbështetës të idesë për shpalljen e lumit Vjosa Park Kombëtar.

Çfarë është arritur deri më tani?

Janar 2014

Lumi Vjosa mori vëmendjen e tij të parë në mediat ndërkombëtare

Maj 2014

Rasti i parë kur kryetarët e Bashkive dhe banorët e luginës patën konferencën e parë për shtyp në brigjet e Vjosës dhe i bënë thirrje Kryeministrit Rama të hidhte poshtë planet e ndërtimit të hidrocentraleve dhe të shpallte Vjosën Park Kombëtar.

Qershor 2014

Vlerësimi i parë i biodiversitetit të Vjosës i ndërmarrë nga një grup i përbashkët të shkencëtarëve dhe studentëve shqiptarë dhe ndërkobëtarë

Maj 2015

Eurodeputetët kërkojnë mbrojtje për Vjosën dhe ndaljen e të gjitha planeve të ndërtimit të hidrocentraleve

Prill 2016

Parlamenti Evropian i bën thirrje qeverisë shqiptare të kontrollojë zhvillimin e energjisë hidrike; konkretisht, në zona të pacenuara si Vjosa

Maj 2016

Protesta ndërkombëtare në brigjet e Vjosës për të treguar rezistencë lokale ndaj një projekti të madh hidroenergjitik. Një peticion i veçantë në formën e një kajaku u la në pragun e Kryeministrit Rama.

Dhjetor 2016

Banorët e prekur së bashku me OJQ-të kombëtare dhe ndërkombëtare ngritën një padi gjyqësore kundër hidrocentralit të Poçemit në Vjosë, një projekt i inicijuar rishtas nga qeveria shqiptare.

Maj 2017

Gjykata Administrative në Tiranë vendosi në favor të EcoAlbania dhe përfaqësuesve të komunitetit për të anuluar projektin e hidocentralit të Poçemit. Investitori turk Ayen Enerji dhe Ministria e Mjedisit apeluan vendimin e gjykatës. Gjykimi është ende në prorces pasi pritet vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit.

Tetor 2017

Qeveria shqiptare vendosi të ecë përpara me ndërtimin e digave në Vjosa dhe i akordoi konzorciumit turko-shqiptar Ayen Eneji dhe kompanisë Fusha koncesionin për të ndërtuar hidrocentralin e Kalivaçit.

Tetor 2017

Slogani “Mos ma prek Vjosën” grumbullon mijëra pjesëmarrës në koncertin në mbrojtje të Vjosës në Tiranë.

Qershor 2018

Shkencëtarët ndërkombëtarë eksplorojnë rreth 300 km të pellgut të Vjosës dhe botojnë një studim në dhjetor 2018

Tetor 2018

Qindra marrin pjesë në koncert për të treguar mbështetjen e tyre për një Vjosë të lirë

Qershor 2019

Studimi i ri gjen se Vjosa është i papërshtatshëm për ndërtimin e hidrocentraleve pasi impiantet e reja do të krijonin një situatë humbjeje të trefishtë.

Nëntor 2019

Presioni ndërkombëtar për të mbrojtur Vjosën rritet ndërsa në kauzë përshihen personalitete të famshëm si Leonardo DiCaprio.

Shkurt 2020

Një nga peticionet më të mëdha bën bashkë shkencorët e ekologjisë së ujërave të ëmbla nga e gjithë bota i cili, bën thirrje për të ndaluar projektet e hidorcentraleve mbi lumin Vjosa në Shqipëri

Shtator 2020

Ministria e Mjedisit refuzoi vlerësimin e ndikimit në mjedis të konsorciumit të investitorëve turko-shqiptarë duke propozuar që diga e Kalivaçit të mos të ndërtohet.

Shkurt 2021

20 organizata mjedisore shqiptare nën nismën e EcoAlbania paraqitën një propozim të hollësishëm për shpalljen e Parkut Kombëtar të Vjosës pranë Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Sipas propozimit me 16 faqe, Parku Kombëtar duhet të përmbushë standardet e IUCN-së dhe të përfshijë të gjithë lumin Vjosa në Shqipëri si dhe degët që janë ende me rrjedhje të lirë.

Mars 2021

Patagonia shfaq një film të ri 6 minutësh që shpjegon situatën në Shqipëri dhe u bën thirrje shqiptarëve dhe evropianëve që të përfshihen dhe të mbështesin mbrojtjen e lumit Vjosa.

Mars 2021

IUCN prezantoi studimin e tyre të ri duke rekomanduar se mbrojtja e Vjosës duhet të sigurohet përgjatë gjithë rrjedhës së lumit në mënyrë që të arrihet mbrojtja themelore e vazhdimësisë së lumit dhe transportit të sedimenteve, pasi çdo shqetësim i mundshëm përgjatë shtrati i lumit mund të ketë ndikime në rrjedhën e sipërme dhe në rrjedhën e poshtme.

Dita Botërore e Ujit 2021

Prezantohet nisma “Vjosa Park Kombëtar Tani” duke hedhur në plan të parë monumentet e trashëgimisë kulturore të njohura  globalisht në Paris, Berlin, Bruksel dhe Tiranë, duke synuar vëmendjen e politikanëve evropianë dhe shqiptarë, për t’i nxitur ata që të shpallin Vjosën Parkun e Parë Kombëtar i të lumit të egër në Evropë.

Mars 2021

Parlamenti Evropian miratoi Raportin Progresit për Shqipërinë 2021 në të cilin ata nxisin qeverinë e Shipërisë ”të krijojnë sa më shpejt të jetë e mundur Parkun Kombëtar të Vjosës, në të gjithë gjatësinë e lumit.”

Prill 2021

Liderët politikë në Shqipëri të konfrontuar në media me çështjen e Vjosës angazhohen publikisht për mbrojtjen e Vjosës. Prill 2021: EcoAlbania i përgjigjet deklaratës publike të Kryeministrit Rama mbi mundësinë reale te shpalljes së Vjosës si Park Kombëtar (Kategoria e II sipas standardeve të IUCN).

Dhjetor 2021

Komisioni i Përhershëm i Konventës së Bernës i kërkoi autoriteteve shqiptare të sqarojnë pse propozimi i EcoAlbania dhe IUCN, i bazuar në studime të gjera për ta shpallur “Lumin Vjosa” si Park Kombëtar (Kategoria II), nuk është marrë parasysh.

Janar 2022

Qeveria shqiptare shpalli lumin Vjosa Park Natyror (kategoria IV e zonave të mbrojtura) në vend të shpalljes së saj Park Kombëtar (kategoria II e zonave të mbrojtura ) siç kërkohet prej vitesh nga aktivitestët.

Qershor 2022

Qeveria Shqiptare ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së lumit Vjosa duke nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa.

Janar 2023

Nis procedura Ligjore për shpalljen e lumi Vjosa che degët e tij park kombëtar. Dorëzohet studimi i fizibilitetit nga ekipi i ekspertëve kombëtar dhe ndërkombëtar.

Mars 2023

Moment historik: Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar. Në një ceremoni zyrtare në Tepelenë, qeveria shqiptare shpalli lumin Vjosa dhe degët e tij, Bënça, Shushica dhe Drino, park kombëtar të lumit të egër.

Mbështetja ndërkombëtare për Parkun Kombëtar të Vjosës

Mbështetja politike për Vjosën

Kjo është një mundësi e rrallë për të mbrojtur me të vërtetë një nga lumenjtë e fundit të egër të mëdhenj. Ky do të ishte një aset për Evropën, por gjithashtu një kontribut në përpjekjet globale të ruajtjes së natyrës.

Dr. Kathy MacKinnon

Kryetare e Komisionit Botëror për Zonat e Mbrojtura pranë IUCN

Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve politikë shqiptarë, të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të shpallur dhe planifikuar Parkun Kombëtar të Vjosës në të gjithë gjatësinë e lumit në Shqipëri, përfshirë degët e tij, sipas standardeve të IUCN

Dr. Michael Succow

Fituesi i çmimit të së drejtës për jetesën

Vjosa është xhevahiri i #ZemrësBlutëEvropës dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë të krijojë #VjosaParkKombëtarTani, i cili do të ishte Parku i parë i lumit të egër në Evropë. Le të qëndrojmë me ta.

Leonardo DiCaprio

Lumi Vjosa rrjedh i paprekur nga burimi në det dhe komunitetet përgjatë lumit në Shqipëri po bëjnë thirrje që ai të mbrohet përmes shpalljes së një Parku Kombëtar. Tregoni mbështetjen tuaj

Edward Norton

Me rastin e #DitësBotëroretëUjit, unë inkurajoj të gjithë shqiptarët që të solidarizohen me kauzën e shpalljes së #VjosësParkKombëtarTani. Është përgjegjësia jonë të mbrojmë këtë trashëgimi të çmuar shqiptare dhe të Bashkimit Evropian nga çdo projekt shkatërrues dhe abuziv.

Ilir Meta

President i Republikës së Shqipërisë

… Unë i bashkohem thirrjes së qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, aktivistëve vendas dhe ndërkombëtarë, kandidatëve për deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 25 Prillit dhe institucioneve të Bashkimit Evropian që Qeveria e Shqipërisë shpallë lumin Vjosa Park Kombëtar dhe të heq dorë nga të gjitha planet për ndërtimin e hidrocentraleve të rinj.

Albin Kurti

Kryeministër i Republikës së Kosovës

Mbrojtja dhe restaurimi i lumenjve që rrjedhin të lirë është një synim i Strategjisë #BEBiodiversitetit! Ne mbështesim shpalljen e zonave të mbrojtura në të gjitha vendet, përfshirë Shqipërinë dhe lumin e tij madhështor Vjosa!

Virginijus Sinkevicius

Komisioner për Mjedisin, Oqeanet dhe Peshkimin

Le të luftojmë së bashku për një mbrojtje të fortë të një prej lumenjve të fundit të egër të Evropës në Shqipëri: lumit Vjosa.

Thomas Waitz

Deputet i Parlamentit Evropian, Të Gjelbrit/ Aleanca e Lirë Evropiane