Video: Sfidat mjedisore


Mjedisi kontribuon në mirëqenie shoqërore dhe rritje ekonomike, ndaj dhe shoqëritë e zhvilluara mundohen vazhdimisht ta ruajnë atë duke krijuar dhe zbatuar strategji afatgjata. Por në këtë proçes ka sfida të shumta me të cilat mbrojtësit e mjedisit hasen.

Shkaqet e ndotjes së mjedisit janë kryesisht aktivitetet tregtare, industrisë, transporti, ndërtimi dhe po kështu edhe veprimtaria bujqësore. Treguesit e ndotjes mund të vërehen lehtësisht nga të dhënat e biodiversitetit, ujit, tokës dhe ajrit.

Shoqëritë e zhvilluara kanë treguar se ndjekja e një strategjie të qëndrueshme mjedisore jep efekte pozitive në ruajtjen e mjedisit. E megjithatë sfidat janë prezente.

Në videografikën e mësipërme hartuar në kuader të projektit ENGONA gjeni informacione të përmbledhura mbi sfidat mjedisore si dhe strategjitë për mjedis të qëndrueshëm.