Video: Sfidat e organizatave lokale të shoqërisë civile

Sfidat e organizatave lokale të shoqërisë civile, të cilat angazhohen për çështjet mjedisore në Shqipëri janë të shumta dhe vet rrjetëzimi i tyre haset me këto sfida dhe kërkon kohë që të arrihet. Disa nga vështirësitë me të cilat organizatat përballen janë: mungesë kapacitetesh organizative, lidhje të dobëta, buxhete të limituara apo aftësi të kufizuara në marrëdhëniet me publikun.

Rrjetëzimi mundëson koordinim, bashkëpunim, tejkalim konkurrence mes organizatave dhe ngritjen e koalicioneve strategjike për solidarizim, veprim dhe advokim rreth kauzave mjedisore. Përmes rrjetëzimit synohet shkëmbim informacioni, rritje dhe ndarje fondesh, koordinim programesh/aktivitetesh për fushata të përbashkëta advokimi. 

Videoja e shkurtër grafike e cila është realizuar në kuadër të projektit Engona tregon më tepër rreth këtyre sfidave, strukturën e organizatave mjedisore të shoqërisë civile, qëllimet e përbashkëta të katër rrjeteve të organizatave të shoqërisë civile mjedisore si dhe jep informacion konkret sesi të forcojmë rrjetëzimin e këtyre organizatave.