Vend vakant pune: Ekspert i politikave dhe menaxhimit të ujit

Në kuadër të projektit “ESPID 4 Vjosa” (Përmirësimi dhe zhvillimi i lidhjes Shkencë-Vendimmarrje për Vjosën), EcoAlbania kërkon të punësojnë një ekspert të brendshëm full-time për temën e politikës dhe menaxhimit të ujit.

  • Eksperti do të bashkëpunojë me një grup ekspertësh vendas dhe ndërkombëtarë dhe do të konsultojë projektin në qasje horizontale për menaxhimin dhe politikën e integruar ndërkufitare të pellgut ujëmbledhës. Ky funksion i sigurimit të cilësisë do të mbyllë boshllëqet e njohurive dhe do të përmirësojë shkëmbimin ndërsektorial ndërmjet aktorëve të kuadrit institucional dhe komunitetit shkencor.
  • Eksperti do të punojë gjithashtu për të rritur kapacitetet dhe për të fuqizuar palët e interesuara qeveritare, vendimmarrëse për të marrë në mënyrë efikase përgjegjësitë e detyrave të tyre juridiksionale. Gjithashtu, reputacioni i ekspertit kombëtar do të forcohet për të vazhduar më pas si grup i njohur në fushën e kuadrit të menaxhimit të pellgjeve ujëmbledhëse shqiptare.
  • Më tej, ekspertit i kërkohet të zhvillojë Trajnime të ndryshme për rritjen e kapaciteteve, me një qasje të qartë drejt Legjislacionit dhe Standardeve Europiane. Projekti nuk i parashikon këto trajnime vetëm për vendimmarrësit dhe organizatat qeveritare, por edhe për shoqëritë civile dhe komunitetet lokale.
  • Prandaj, ekspertit i kërkohet të konceptojë seminare të ndryshme dhe udhëtime në terren, së bashku me ekspertët kombëtarë dhe institucionet akademike. Niveli i njohurive që do të transmetohen duhet të përshtatet sipas secilës kategori të palëve të interesuara që synohen nga projekti. Ky funksion udhëzues do të mbështesë kuadrin procedural të menaxhimit të pellgut ujëmbledhës dhe vendimmarrjes në basenin e Vjosës. Rezultati i dëshiruar është t’i jepen zë të gjitha palëve të interesuara të pranishme në proceset e dëgjesave publike.
  • Për rezultatin më të mirë të mundshëm të objektivave të projektit, eksperti pritet të ketë shkëmbime të vazhdueshme me ekspertët kombëtarë, por edhe të marrë pjesë në takime mujore me ekipin e projektit.
  • Për të reflektuar dhe rregulluar cilësinë e aktiviteteve të ofruara, eksperti do të përfshihet në një proces të rregullt vlerësimi, i cili do të zbatohet përmes një cikli reagimi midis palëve të interesuara, ekipit të projektit dhe ekspertëve.

Kohëzgjatja e pozicionit: Shtator 2022 – Nëntor 2024

Mënyra e aplikimit:

Dërgoni CV, letërmotivimi dhe të paktën 2 letra reference me kontakte nga punëdhënës të mëparshëm në fusha të ngjashme, me e-mail në: [email protected]

Kriteret e selektimit:

  • Të ketë përfunduar Universitetin dhe master në: Inxhinieri mjedisi, shkencat mjedisore dhe të politikat mjedisore, si dhe fusha të ngjashme. 
  • Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë në fushën e kërkuar
  • Të jetë i/e pajisur me leje drejtimi (e rekomondueshme)  
  • Të zotërojë shumë mirë (të shkruar dhe të folur) gjuhën angleze
  • Të përdorë shumë mirë paketën e microsoft. 

Afati i pranimit të aplikimeve deri më 8 shtator 2022

Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen me e-mail.

*Mbi projektin ESPID4Vjosa (Përmirësimi dhe zhvillimi i lidhjes Shkencë-Vendimmarrje për Vjosën)

Pellgu i lumit Vjosa ndodhet në jug të Shqipërisë. I konsideruar si lumi i fundit me rrjedhje të lirë në të gjithë Europën, Vjosa përfaqëson një potencial të madh jo vetëm për vlerat e ruajtjes së natyrës, por edhe për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik nëpërmjet aktiviteteve eko-turistike. Megjithatë, për shkak të mungesës së një plani të integruar të menaxhimit dypalësh për pellgun e lumit, Vjosa po përballet me shumë sfida.

Në vijim të punës së mëparshme për theksimin e rëndësisë dhe veçantisë së lumit në aspektin e ruajtjes së natyrës, EuroNatur dhe EcoAlbania po zbatojnë Projektin “ESPID 4 Vjosa” që synon të forcojë përpjekjet e menaxhimit për zhvillimin e qëndrueshëm të pellgut ujëmbledhës të lumit Vjosa, duke bashkuar politikën-shkencën-shoqërinë civile.

Qëllimi kryesor është rritja e mbështetjes shkencore për institucionet përgjegjëse dhe nxitja e komunikimit ndërmjet vendimmarrësve, shkencëtarëve, publikut, palëve të interesuara dhe OJF-ve.  Ky pritet të jetë ndryshimi i klimës aktuale të fragmentuar dhe të shkëputur të aktorëve, të angazhuar në sektorin e menaxhimit të ujërave dhe sigurisht kërkon bashkëpunim dhe koordinim aktiv mes tyre.

Synimi dhe vizioni kryesor është të krijohet një kuadër i integruar i menaxhimit të pellgut ujëmbledhës dhe të punohet drejt një Parku Kombëtar të Vjosës, të menaxhuar në mënyrë të qëndrueshme, në bashkëpunim me aktorët vendimmarrëse të qeverisjes, shoqëritë civile, akademikët dhe projektet e tjera në zonë.

ESPID4Vjosa, zbatohet nga EuroNatur dhe EcoAlbania me mbështetjen financiare të Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA).