Udhëzues për Ndërmarrjen e Fushatave për Mbrojtjen e Mjedisit – Çështja Vjosa

Udhëzues për “Ndërmarrjen e Fushatave për Mbrojtjen e Mjedisit – Çështja Vjosa” bazohet në përvojën që stafi i EcoAlbania ka ndërtuar në kuadër të fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”. Ai përfshin të gjitha aspektet se si të:

  • Identifikoni vlerat e ruajtjes së ekosistemit lumor
  • Vlerësoni lidhjen e vlerave të ruajtjes me shërbimet e ekosistemit dhe komunitetet lokale
  • Identifikoni problemet dhe kërcënimet dhe t’i bëni ato të dukshme
  • Angazhohet komuniteti lokal në veprimet e ruajtjes së ekosistemeve përmes vendimmarrjes

Qëllimi i këtij udhëzuesi është mobilizimi i komuniteteve lokale dhe presionit të publikut, promovimi i angazhimit në menaxhimin e qëndrueshëm të lumenjve dhe demonstrimi i përfitimeve nga mbrojtja e lumenjve.

Ky udhëzues është përgatitur në kuadër të projektit “T’i japim Zë Mbrojtjes së Lumenjve” i financuar nga MAVA – Fondation pour la Nature dhe implementuar nga EcoAlbania.

Për më shumë informacion mund të klikoni këtu: