Turi i takimeve me komunitetin lokal në Tepelenë

Turi i takimeve me komunitetin lokal të banorëve të luginës së Vjosës, zhvendoset në Tepelenë. Të premten e parë të muajit shkurt 2015, EcoAlbania organizoi takimin e radhës informues në kuadër të fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Europës” me banorë të Tepelenës, Memaliajt dhe rrethinave të tyre.

Banoret e Tepelenes dhe Memaliaj pjesemarres ne takim. (c) O. Nika/ EcoAlbania

Ky takim u mbështet nga Nënprefekti i Tepelenës dhe Kryetari i Bashkisë Tepelenë. Të pranishëm në këtë takim ishin dhe koordinatori i përgjithshëm i fushatës ”Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”, Urlich Eichelmann dhe Kryetari i EcoAlbania-s Prof, Dr. Aleko Miho të cilët prezantuan për të pranishmit vizionin tonë për shpalljen e lumit Vjosa Parkun Kombëtar lumor.

Në këtë takim morën pjesë rreth 130 pjesëmarrës, ku bënin pjesë kryetarët e komunave përreth, punonjës të administratës së Tepëlenës dhe Memaliaj, organizatat lokale si dhe banorë dhe media kombëtare dhe ndërkombëtare.

Pavarësisht se janë rritur dhe jetojnë me lumin, banorët e luginës së Vjosës nuk kanë pasur mundësinë më parë të marrin pjesë në diskutime publike që kanë të bëjnë me të ardhmen e luginës se tyre. Ata u njohën me kërcënimet që i kanosen lumit të fundit të egër të Evropës- ndërtimi 8 hidrocentraleve. Disa nga të pranishmit morën fjalën dhe diskutuan lidhur me problematikën si dhe u shprehën të vendosur për të mbrojtur pasurinë e tyre nga shkatërrimi që i kanoset.

Ne këtë mënyrë ky takim shërbeu si një mundësi për t’u informuar mbi vlerat e jashtëzakonshme që mbart në vetvete ky lumë, përfitimet që ata vetë mund të kenë duke e shfrytëzuar atë në mënyrë të qëndrueshme si dhe ne rritjen e përgjegjshmërisë qytetare.

Në fund të takimit banoret  firmosën  deklaratën e përbashkët ku i kërkojnë Kryeministrit të vendit Z. Edi Rama dhe Qeverisë Shqiptare të ndalojnë projektet hidroenergjitike dhe në vend tyre të shpallin Vjosën Park Kombëtar, sipas standardeve ndërkombëtare të IUCN.

Nga Earta Nuna/ EcoAlbania

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *