Select Payment Method
Personal Info

Donation Total: €100,00

Ti japim zë mbrojtjes së lumenjve

Shqipëria po përjeton dita ditës humbje të burimeve ujore, humbje të biodiversitetit dhe shkatërrim të ekosistemeve si rezultat i zhvillimeve të pakontrolluara të hidrocentraleve. Fushata “Save the Blue Heart of Europe” ka kontribuar shumë në krijimin dhe zgjerimin e të dhënave shkencore mbi lumenjtë e Ballkanit, veçanërisht Vjosës, dhe mobilizimin e opinionit publik kundër planeve të HEC-ve. Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës. Një udhëzues që do të përmbledhë përvojën tonë, do të ndahet me aktivistët dhe palët e interesuara lokale përmes takimeve në zonat më problematike që lidhen me projektet e HEC-ve në Shqipëri. Gjithashtu, një video e shkurtër do të dokumentojë të gjithë përvojën e mësimit dhe shkëmbimit.

Ky projekt do të kontribuojë dhe promovojë më tej “M1M2 – Sigurimi i menaxhimit të integruar të pellgjeve lumore në Pellgun e Mesdheut”. Përmes shpërndarjes së udhëzuesit ne synojmë të mobilizojmë komunitetet lokale dhe presionin e publikut, duke promovuar angazhimin në menaxhimin e qëndrueshëm të lumenjve dhe të demonstrojmë përfitimet e mbrojtjes së lumenjve.

Mobilizimi i komunitetit për tu angazhuar në “Fushatë për mbrojtjen e lumenjve” – Rasti i Vjosës

Objektivi i përgjithshëm
Objektivi specifik 1

Identifikimi i vlerave të ruajtjes së ekosistemeve lumore

Objektivi specifik 2

Identifikimi i problemeve dhe kërcënimeve dhe paraqitja e tyre

Objektivi specifik 3

Angazhimi i komuniteteve lokale në aksione për mbrojten e lumenjve  përmes pjesëmarrjes në vendimmarrje.

Kohëzgjatja e projektit: Gusht 2019 – Korrik 2020

Donator: MAVA Foundation pour la Nature