Të ftuar në ORA News: Roli i shoqërisë civile në projektet Ekonomike

Dy nga çështjet më problematike mjedisore, ndërtimi i shfrenuar i HEC-eve dhe menaxhimi i mbetjeve janë trajtuar në emisionin Ekopolitikë, në Ora News , ku është diskutuar për rolin e shoqërisë civile në projektet ekonomike.

I ftuar në panel, Olsi Nika nga EcoAlbania flet mbi mangësitë në kuadrin ligjor që rregullon koncesionet hidroenergjetike, mosrespektimin e kërkesave ligjore të konsultimit publik për çështjet e mjedisit, si dhe modelet që duhet të ndiqen për menaxhimin e mbetjeve.