Takimi i miqve të Vjosës në Qendrën e Kulturës Tulla

Tiranë, 19 shkurt 2021. Takimi i radhës i miqve të Vjosës u zhvillua në Qendrën e Kulturës Tulla në Tiranë. Miqtë besnik të Vjosës nuk munguan në këtë takim i cili do t’i shërbejë ekipit të fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” për të ngritur çështjen e Vjosës si një çështje me rëndësi gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e qeverisë qëndrore. 

Angazhimi i tyre konkret do të jetë në aksionin që do të organizohet nga EcoAlbania në Tiranë në kuadër të fushatës “Vjosa Park Kombëtar Tani” si dhe përmes shkrimeve në media apo pyetjeve drejtuar tre liderëve të partive politike kryesore në vend. Qëllimi i këtyre pyetjeve të drejtpërdrejta për çështjen e Vjosës mbi vizionin që liderët kanë për mbrojtjen dhe zhvillimin e luginës së Vjosës është që të arrihet dokumentimi i premtimeve elektorale për Vjosën. Premtime të cilat do të mund të monitorohen pas përfundimit të zgjedhjeve si një formë e llogaridhënies nga qeveria e ardhshme. 

Takimet e Miqve të Vjosës janë takime periodike (2-3 në vit) që oranizohen nga EcoAlbania me miq dhe dashamirës të lumit Vjosa, të cilët vijnë nga fusha të ndryshme të jetës por i bashkon një qëllim i vetëm: mbrojtja e lumit Vjosa dhe shpallja e saj Park Kombëtar. 

Takimi i miqve të Vjosës. (c) EcoAlbania
Takimi i miqve të Vjosës. (c) EcoAlbania