Studim: Vlerësimi pasuror i krimeve mjedisore në Shqipëri

Ky studim prezanton gjendjen aktuale të vlerësimit pasuror të prerjes së palig­jshme të pyjeve, duke marrë në konsid­eratë një rast studimor në ZM Mali me Gropa Bizë-Martanesh.

Qëllimet specifike të studimit janë:

Analiza e standardeve, studimeve, raporteve dhe metodave për vlerësimin pasuror të dëmtimeve në territorin e një zonë të mbrojtur pyjore; 

Propozimi metodologjik për vlerësimin pasuror të dëmeve nga prerjet e paligjshme në pyje.

Me anë të këtij rasti studi­mor synohet të nxitet nisja e dialogut për mbledhjen e të dhënave dhe njohurive të sakta në lidhje me vlerësimin pasuror lidhur me krimin mjedisor në Shqipëri.