Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

Së bashku – Një sy për mjedisin

Shqipëria është një vend i vogël por shumë dinamik për sa i përket skenarit të bilancit energjetik mes prodhimit dhe konsumit të energjisë duke u shndërruar nga një vend eksportues i energjisë para viteve ’90 në një vend importues të saj në dy dekadat e fundit. Ekonomia e vendit ka qenë vazhdimisht në rritje dhe standardet e jetesës gjithashtu. Janë pikërisht këta faktorë që diktojnë një kërkesë gjithnjë në rritje për energji. Megjithatë në më shumë së 25 vjet investimet në drejtimin e prodhimit të energjisë, diversifikimin e burimeve të prodhimit të saj apo përdorimit efiçent të energjisë kanë qenë shumë të ulëta.

Vendi ynë mbulon mesatarisht 70% të konsumit të brendshëm me energji edhe pse mbi 75% të energjisë e sigurojnë HEC-et e mëdha të kaskadës së Drinit. Kjo do të thotë që 30% të tjera importohen nga vendet fqinje shpesh herë me një kosto të lartë e cila rëndon konsumatorin direkt ose indirekt përmes buxhetit të shtetit. Megjithëse hidroenergjia ka një kosto të konsiderueshme mjedisore e cila në kushtet e Shqipërisë bëhet edhe më e madhe kur nuk respektohen standardet mjedisore gjatë fazës së ndërtimit apo operimit të HEC-eve.

Qyteti i Tiranës ashtu si metropoli i Shqipërisë, ka pësuar ndryshime dramatike ekomomiko-sociale dhe demografike duke e shumëfishuar popullsinë e tij në vetëm dy dekadat e fundit. Ndërtimi i banesave për të akomoduar këtë popullsi në rritje pothuajse eksponenciale nuk është shoqëruar me respektimin e standardeve të efiçencës së energjisë.

Qëllimi i këtij programi është të njohim situatën e performancës së energjisë specifikisht në qytetin e Tiranës, kostot dhe format e përdorimit të energjisë. Nga ana tjetër ne synojmë që të ndikojmë sadopak në përdorimin efiçent të energjisë përmes aktiviteteve konkrete të programit.                

Nxitja e zbatimit të politikave dhe praktikave më të mira për diversifikimin e burimeve dhe efiçencën e energjisë në Shqipëri.

Objektivi i përgjithshëm
Objektivi specifik 1
  • Vlerësimi i situatës së efiçencës, përdorimit dhe kostos së energjisë në qytetin e Tiranës.
Objektivi specifik 2
  • Promovimi i praktikave më të mira të efiçencës së energjisë në qytetin e Tiranës.
Objektivi specifik 3
  • Nxitja e politikave lokale për efiçencën dhe diversifikimin e burimeve të energjisë në qytetin e Tiranës.

Ky projekt zbatohet nga EcoAlbania si pjesë e Rrjetit “Një sy për mjedisin”, në kuadër të programit SENIOR-II,  dhe financohet nga REC Shqipëri.

Projekti SENIOR-II zbatohet nga REC Shqipëri dhe financohet nga Ambasada Suedeze.