Raporti: Subvencionet e kushtueshme të hidrocentraleve bëjnë kërdi mjedisore në Shqipëri

Subvencionet publike jo proporcionale për hidrocentralet e vogla në Ballkanin Perëndimor kanë rezultuar në dëme të shumta në mjedis, thuhet në studimin e publikuar nga Rrjeti CEE Bankwatch. Edhe pse po ndryshon sistemin e tij të subvencioneve, Shqipëria mbetet vendi që po paguan më shumë në rajon për prodhuesit e vegjël të hidrocentraleve, tregon raporti.

Të nxitur nga subvencionet, numri i hidrocentraleve me më pak se 10 MW fuqi të instaluar në Shqipëri, Bosnje dhe Herzegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi, është shumëfishuar nga 108 në të paktën 488 në vitet 2009-2018. 143 pjej tyre vetëm në Shqipëri, me numrin më të madh në gjithë rajonin.  

Në vitin 2018, jo më pak se 70 % e energjisë së rinovueshme të dhëna në rajon përfituan hidrocentrale të vogla. Përkundër kësaj mbështetje, hidrocentralet e vogla prodhuan vetëm 3.6 përqind të energjisë elektrike totale.

Raporti: Hidrocentralet në Ballkanin Perëndimor. Kush paguan, kush përfiton?

Shqipëria është i vetmi vend në rajon përveç Serbisë që ka lejuar incentivimin për hidrocentralet deri në 15 MW. Në vitin 2018, 153 centrale ishin në këtë kategori, dhe tarifat e furnizimit me energji i kushtojnë publikut 93.5 milion Euro – shuma më e lartë në rajon.

Këto centrale gjeneruan 16.3 përqind të energjisë elektrike të Shqipërisë, por me një kosto të madhe mjedisore dhe sociale. Lumenj si Rrapuni në zonën e Librazhdit dhe Fanit në zonën e Mirditës, janë dëmtuar dhe futur në tubat e derivacionit, duke lënë shtretërit e lumenjve të thatë dhe komunitetet që varen prej tyre pa burime jetësore të ujit.

Që nga viti 2017, Shqipëria ka qenë në proces të ndryshimit të sistemit të subvencioneve të energjisë së rinovueshme në atë që do të ulë kostot për konsumatorët e energjisë, por kontratat e nënshkruara tashmë janë akoma të vlefshme për disa vite të tjera. Sipas sistemit të ri, shumica e projekteve të reja të hidrocentraleve do të duhet të konkurojnë në ankande, por ato ende mund të jenë të pranueshme për subvencionet e paguara nga konsumi i energjisë elektrike.

Shqipëria duhet t’i japë fund subvencioneve të hidrocentraleve dhe të diversifikojë prodhimin e energjisë duke përdorur diellin dhe erën,” tha  Olsi Nika, Drejtor Ekzekutiv i EcoAlbania. “Për më tepër, kontratat ekzistuese të tarifave për hidrocentralet e vogla duhet të rishikohen pasi ato janë të vlefshme për disa vite të tjera. Të gjitha incentivat e dhëna pa u përmbushur të gjitha kushtet ligjore ose për të cilat kanë skaduar lejet e mjedisit duhet të anullohen“.