Protesta me kajak raportohet nga media në Tiranë

Aksioni simbolik i shembjes së digës me kajakë nga protestuesit pranë zyrës së Kryeministrisë u raportua nga disa nga kanalet televizive kryesore në vend. Aktivistët e Turit të Lumenjve të Ballkanit si dhe mjedisorë të tjerë protestuan kundër HEC-eve në Vjosë dhe kërkuan shpalljen e Parkut Kombëtar të Lumit të fundit të egër në Evropë.

Në Qershor 2018 Qeveria Shqiptare nënshkroi kontratën koncesionare për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivacit, duke i dhënë të drejtën Bashkimit të Përkohshëm të Shoqërive ‘Ayen Enerji’ dhe ‘Fusha’ për të ndërtuar hidrocentralin e Kalivaçit.

Rezistenca për mbrojtjen e Zemres Blu te Evropës mbështëtet dhe nga aktivistët e Turit të Lumenjve të Ballkanit të cilët janë rikthyer sërish në Vjosë. Turi i tretë filloi aty ku i pari përfundoi tre vite më parë: në Vjosë.

BRT tërheq vëmendjen e vendimmarrësve, pastaj e kalon megafonin tek banorët lokalë, të cilët kërkojnë që lumenjtë e tyre të mbeten të egër, të mbrojtur dhe të lirë.
Protesta u raporua live nga FAX NEWS:

Ndërsa u raportua edhe nga Citizens Channel:

Gjeni më shumë në: