Profili

Qendra për Mbrojtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri (EcoAlbania) është një organizatë mjedisore jo-qeveritare. Ajo u krijua më 15 dhjetor 2014, si një iniciativë e përbashkët e profesorëve të Departamentit të Biologjisë të Universitetit të Tiranës dhe grupit të punës në Shqipëri të fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

[/vc_row]

Misioni

EcoAlbania punon për të përforcuar bashkëjetesën miqësore mes njeriut dhe natyrës në Shqipëri

Ku Punojmë

Puna jonë është përqendruar kryesisht brenda territorit shqiptar, por ajo mund të zgjerohet në vendet fqinje për të zbatuar projekte ndër-kufitare në bashkëpunim me partnerët tanë ekzistues ose të rinj.

Stafi

Të gjitha veprimtaritë e organizatës zhvillohen nga një ekip i dedikuar dhe i specializuar profesionistësh (biologë, teknikë të fushës së mbrojtjes së mjedisit, ekspertë të komunikimit etj.)

Qëllimet & Aktivitetet

 

  • Mbrojtja e ekosistemeve natyrore dhe ndërveprimeve ekologjike përmes mbrojtjes së kafshëve të egra dhe habitateve të tyre me besimin se përdorimi i burimeve natyrore të rinovueshme duhet të jetë i qëndrueshëm për mirëqenien e njeriut në vendin tonë.
  • Parandalimi i shkatërrimit në rritje të mjedisit natyror dhe aplikimi i masave rehabilituese. Në këtë mënyrë ne synojmë të forcojmë bashkëjetesën miqësore të njeriut dhe natyrës në Shqipëri.

Për të arritur qëllimet dhe objektivat e saj EcoAlbania ndjek prioritetet e mëposhtme:

  • zbatimin e një mbrojtje efektive dhe masave të qëndrueshme të ruajtjes së mjedisit natyror, duke marrë parasysh qëndrueshmërinë dhe mirëqenien e komuniteteve lokale;
  • parandalimin e ritmit të humbjes së biodiversitetit dhe zhdukjes së specieve të jetës së egër;
  • pajtimin me qasjen e një ekonomie ekologjikisht të qëndrueshme, përmes ruajtjes së energjisë, ujit dhe burimeve natyrore, duke përmirësuar jetesën e njerëzve;
  • orientimin drejt praktikave inkurajuese të ndërgjegjësimit mjedisor aktiv për të aktivizuar dhe të sensibilizuar qytetarët;
  • mbështetjen e vullnetarizmit si një kontribut të rëndësishëm për shoqërinë dhe mjedisin natyror;
  • promovimin e edukimit mjedisor për fëmijët dhe brezin e ri duke e konsideruar mjedisin natyror, si një të mirë të përbashkët dhe duke theksuar nevojën për ta mbrojtur atë nga degradimi dhe shkatërrimi;
  • ndërmarrjen e fushatave për kufizimin e ndërhyrjeve negative të njeriut në ekosistemet natyrore;

Mbrojtjen e pasurive natyrore të Shqipërisë, si një nga kapitalet më të rëndësishme të vendit, për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

  • Kërkimin shkencor
  • Ruajtjen dhe menaxhimin
  • Ndërgjegjësim publik dhe sensibilizim
  • Edukim mjedisor

Abonohu në NewsLetter-in jonë

Stafi