Informim mbi trajtimin e të dhënave personale të vizitorëve në faqen tonë të internetit

EcoAlbania, disponon faqen e internetit www.ecoalbania.org. Më anë të faqes së internetit,
EcoAlbania transmeton dhe mbledh informacione. Qëllimi i transmetimit dhe mbledhjes së
informacionit nëpërmjet internetit është që të jetë sa më pranë publikut. Nëpërmjet faqes
EcoAlbania u vjen ne ndihmë të interesuarve mbi gjendjen dhe problematikat mjedisore në vend
dhe rajon, si dhe bën prezente nismat e saj për mbrojtjen e mjedisit. EcoAlbania publikon në
faqen e saj informacione të ndryshme që kanë të bëjnë me ekosisitemet natyrore, edukimin
mjedisor, legjislacionin mjedisor, informacione sensibilizuese, etj.
Për vizitoret e www.ecoalbania.org, sistemi mbledh informacione standarde të cilat kanë të bëjnë
me klikimet e artikujve apo rubrikave në këtë faqe. Ky informacion mblidhet për qëllime
statistikore dhe studimi (për të treguar qasjen e vizitorëve, për të parë se cilat janë rubrikat më të
ndjeshme dhe për rrjedhojë interesin e publikut, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm) si dhe
për arsye kominikimi: në rastin e buletineve informuese periodike.
Ne e mbledhim këtë informacion në atë mënyrë që të mos identifikojmë asnjë vizitor. Ne nuk
bëjmë asnjë përpjekje për të gjetur identitetin e vizitorëve që kanë vizituar faqen tonë të
internetit.
EcoAlbania nuk përdor (dhe nuk lejon ndonjë palë të tretë) mjete statistikore analitike për të
ndjekur ose për të mbledhur informacione personale që i bëjnë të identifikueshëm vizitorët e
faqes tonë zyrtare. Ne nuk lidhim asnjë të dhënë të grumbulluar nga kjo faqe me ndonjë të dhënë
personale që e bën vizitorin të identifikueshëm nga çdo burim që të vijë, si pjesë e përdorimit
tonë.
Nëse do të duam të mbledhim informacione personalisht të identifikueshme nëpërmjet faqes sonë
të internetit, ne do t`jua bëjmë të qartë rastin kur të mbledhim informacion personal dhe do të
shpjegojmë se çfarë kemi ndërmend të bëjmë me të.