Platforma Engona – një platformë dedikuar organizatave mjedisore

Platforma Engona – një platformë dedikuar organizatave mjedisore, synon të kontribuojë në zbutjen e fragmentarizimit që ekziston mes tyre, duke shërbyer si një medium ku organziatat do të kenë mundësi të rrjetëzohen e të bashkëpunojnë në nisma të përbashkëta në mbrojtjen e mjedisit.

Platforma Engona.al për më tepër ofron informacione të dobishme për organizatat mjedisore lokale dhe jo vetëm, si dhe asistencë teknike në drejtim të rrjetëzimit dhe bashkëpunimit ndër sektorial.

Deri më tani pjesë e platformës janë bërë rreth 50 organizata, të cilat janë ndarë në 4 rrjete tematike sipas fushave të interesit për: “Qeverisje Mjedisore”, “Mbrojtje ndaj ndotjes së mjedisit”, “Mbrojtje të biodiversitetit dhe faunës”, si dhe për “Advokim dhe hulumtim mjedisor”. Ftesa vazhdon të jetë e hapur edhe për organizata të reja që nuk janë bërë ende pjesë e platformës.

Për më shumë gjeni platformën në linkun më poshtë:

https://engona.al/#/