Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

Plan veprimi për specien – Bretkosa Shqiptare

Bretkosa Shqiptare (Pelophylax shqipericus) është një lloj endemik i Ballkanit me një shpërhapje natyrore në Shqipëri dhe Mal të Zi, që fillon në veri nga liqeni i Shkodrës, vazhdon përgjatë bregdetit deri në zonën e Vlorës (Orikum) në Jug të Shqipërisë.

Referuar  listës së Kuqe të IUCN që nga 2004, bretkosa shqiptare (P. Shqipericus) klasifikohet si lloj i rrezikuar .Për më tepër, Pelophylax shqipericus, është një lloj i mbrojtur nga Konventa e Bernës, Aneksi III (Konventa për ruajtjen e jetës së egër dhe habitateve në Evropë, 1979)

Mungesa e një plani ruajtje dhe menaxhimi nxiti ekipin tonë për të ndërmarrë një hap për studimin dhe hartimin e një drafti menaxhimi për bretkosën Shqiptare (Pelophylax Shqipericus). Studimi është bërë në zonën e gjirit të Vlorës e cila konsiderohet zonë kyçe për biodiversitetin.