Parlamenti Evropian kërkon Park Kombëtar për Vjosën dhe të ndalen projektet e hidrocentraleve

Njoftim për shtyp nga EcoAlbania, RiverWatch dhe Euronatur.

Tiranë, Vjenë, Radofzell, 17.02.2017.raportin e zgjerimit të Parlamentit Evropian, Parlamenti kritikon në mënyrë eksplicite Qeverinë Shqiptare në lidhje me politikat e saj mbi hidro-energjinë. Në qendër të kritikave të tij janë projektet e hidrocentraleve në Vjosë. Parlamentarët Evropian në mënyrë të veçantë kërkojnë të mos vazhdohet më ndërtimin e këtyre hidrocentraleve dhe në vend të tyre të krijohet një park kombëtar përgjatë gjithë rrjedhës së lumit. (shih më poshtë nr. 32).

DCIM100MEDIADJI_0011.JPG
Vjosa (c) G. Subic

Një park i tillë i një lumi të egër do të ishte i pari në Evropë dhe nuk do të ruante vetëm jetëgjatësinë e Vjosës por do t’i ofronte mirëqenie banorëve të luginës”, tha Olsi Nika, koordinator i fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” nga EcoAlbania. Ndërkohë Kryetarët e bashkive të luginës janë shprehur pro shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës dhe kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentraleve.

Raporti i hartuar nën drejtimin e parlamentarit gjerman Knut Fleckenstein, bën thirrje gjithashtu për përmirësimin e cilësisë së raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis sipas standardeve të BE. (shih më poshtë 31). Këto raporte kanë cilësi të ulët, ku kryesisht ndikimet e hidrocentraleve nuk bëhen siç duhet apo keq interpretohen. Kjo vlen sidomos në rastin hidrocentralit të Poçemit i cili planifikohet të ndërtohet në lumin e Vjosës. Raporti i VNM-së i paraqitur nga kompania turke është komplet një farsë, ku 60 % e tekstit është kopjuar fjalë për fjalë nga raporte të tjera dhe ndikimet mbi gjallesat përreth nuk janë vlerësuar aspak. Megjithatë raporti është miratuar.

 “Prandaj ne kemi hapur një proces gjyqësor kundër këtij projekti në Gjykatën Administrative në Tiranë. Ky raport i BE, na vjen në ndihmë dhe mbështet banorët e prekur” thotë Ulrich Eichelmann, koordinator i fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” nga Riverwatch.

Informacion shtesë:

Raporti i zgjerimit i Parlamentit Evropian për Shqipërinë (Rezoluta)

  1. Vërehet me shqetësim mungesa e kapaciteteve për përforcimin e legjislacionit mjedisor, po ashtu dhe menaxhimi i varfër i mbetjeve dhe ujërave, duke rezultuar shpesh në krime mjedisore që kërcënojnë burimet ekonomike të Shqipërisë dhe përbën një pengesë për një ekonomi me burime efiçente; nënvizon nevojën për përmirësimin e cilësisë së raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, po ashtu për të siguruar pjesëmarrjen publike dhe konsultimin me shoqërinë civile për projektet përkatëse; thekson nevojën thelbësore për të arritur objektivat e ndryshimeve klimatike pa ndikuar negativisht tek biodiversiteti, peizazhet, burimet ujore, flora dhe fauna si dhe komunitetet lokale; është thellësisht i shqetësuar për faktin se sipas Komisionit, 44 nga 77 hidrocentrale janë në ndërtim brenda zonave të mbrojtura.
  2. Theksohet se ndikimi mjedisor i hidrocentraleve shpesh herë nuk bëhet siç duhet dhe në përputhje me standardet Evropiane dhe legjislacionin e BE; këshillon qeverinë të konsiderojë krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës në të gjithë gjatësinë e saj dhe të braktisë planet për ndërtimin e hidrocentraleve të reja në lumin e Vjosës dhe degët e saj; kërkon më tepër referim me legjislacionin e BE në fushën e energjisë, veçanërisht në miratimin e strategjisë kombëtare të energjisë në mënyrë që të rritet pavarësia energjetike dhe efiçenca e energjisë; mirëpret planin kombëtar për burimet e energjisë së rinovueshme 2015-2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *