Panorama: “Kuçedra” që po shter lumenjtë e Shqipërisë

Nga Ndue Dedaj

Të gjithë shpresojmë se  Shqipëria e nesërme do të jetë më e mirë dhe më e arrirë. Pjetër Budi e krahasonte me parajsën, Naim Frashëri donte të rronte e ta shihte zonjë. Por, siç po venë punët e me çka po na shohin sytë, nesër vendi ynë do të ketë humbur dhe të vetmen pasuri natyrore të mbetur deri tash pa u shkatërruar plotësisht nga tranzicioni, lumenjtë lumorë, nga Jugu në Veri, se sa për tata fushorë ka kohë që u kanë dalë brinjët e shprishur, shtretërit, nga gllabërimi i inerteve.

Pamje nga lumi Vjosë. (c) EcoAlbania

Nuk do të ketë më rrjedha të kaltër si “sy”,  ujëvara, kanione, hurdha, hepe, zallnaje, peshq, por vetëm tuba të mëdhenj të çeliktë që përcjellin ujin e “nëndheshëm” nga digat te turbinat e hidrocentraleve të panumërta.

Nuk është vetëm Valbona për të cilën po reagohet fatmirësisht fort, por edhe Vjosa, Mati, teksa Fani tashmë e ka humbur kuptimin, qoftë dhe për faktin se Fani I Vogël është devijuar me anë të një tuneli që rrjedh në gojën e hidrocentraleve të rinj mbi Fanin e Madh, siç nuk ka mbetur pa u prekur as Devolli.

Artikullin e plotë të publikuar nga Panorama mund ta gjeni këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *