Organizatat apel drejtuar kryeministrit Edi Rama: Ndal zhvillimit të hidrocentraleve dhe shpëtoni Vjosën

Në Ditën Botërore të Lumenjve, 150 OJF kombëtare dhe ndërkombëtare i kërkojnë kryeministrit Edi Rama të ndalojë projektet e HEC-eve dhe të mbrojë luginën e Vjosës

Me rastin e Ditës Botërore të Lumenjve, rreth 150 organizata kombëtare dhe ndërkombëtare,  kanë dërguar një letër të hapur drejtuar kryeministrit Edi Rama, ku i kërkojnë qeverisë shqiptare të mbrojë një nga lumenjte e fundit të egër në Evropë, lumin Vjosa. Ekosistemi i Vjosës ka biodiversitet të pasur dhe strehon shumë specie të rezikuara në Evropë. Pavarësisht paralajmërimeve nga Parlamenti Evropian dhe Konventa e Bernës, në gjithë luginën e Vjosës janë planifikuar 45 hidrocentrale të cilët do të shkatërronin këtë ekosistem unik.

Gjeni letrën e firmosur nga OJF-të, kombëtare dhe ndërkombëtare këtu