Një Kajak për Ramën

Kryeministri i Shqipërisë merr një peticion të pazakontë për mbrojtjen e Vjosës – Turi i Lumenjve të Ballkanit përfundon në Tiranë

Tiranë, Shqipëri, 20 Maj 2016. Mes duartrokitjeve të qindra spektatorëve dhe protestuesve nga lugina e Vjosës, kryesisht nga zonat që preken direkt nga ndërtimi i hidrocentralit të Poçemit, kayakistë nga Shqipëria, Sllovenia, Greqia, Italia, Gjermania, Austria, Holanda dhe SHBA marshuan me kajakët e tyre në mes të kryeqytetit. Një prej tyre ishte Rok Rozman – iniciator i Turit të Lumenjve të Ballkanit dhe ish-atlet olimpik nga Sllovenia. Destinacioni i tyre ishte zyra e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për t’i dorëzuar Kryeministrit një kajak të veçantë. “I dashur Edi Rama – ndaloni projektet e digave në Vjosë dhe krijoni një Park Kombëtar për lumin e fundit të egër të Europës!” – shkruhej në kajakun e nënshkruar nga më shumë se 1.000 njerëz. Megjithatë as Edi Rama as përfaqësues të qeverisë nuk ishin të gatshëm për të marrë peticionin. Policia bllokoi komplet hyrjen. Rozman vendosi kajakun para kordonit policor.

Gjatë marshimit me kayakë në mes të kryeqytetit. (c) A. Burr

“Ky kajak ka për qëllim t’i japë Vjosës dhe banorëve të luginës një zë më tepër. Ne nuk duam diga në Vjosë, por një park kombëtar. Qeveria Shqiptare e injoroi peticionin tonë, por ne do të vijmë sërish”, tha Rok Rozman.

Me dorëzimin e peticionit, Turit të Lumenjve të Balkanit i vjen fundi. Për 35 ditë, kajakistët nga e gjithë Evropa vozitën 23 lumenj mes Sllovenisë dhe Shqipërisë, për të tërhequr vëmendjen për shkatërrimin që po i  kanoset lumenjve të Ballkanit – para së gjithash Vjosës.

Në një kurs prej 270 kilometrash – nga malet e Pindit deri në Detin Adriatik – Vjosa rrjedh ende e lirë. Megjithatë, qeveria shqiptare ka vendosur kohët e fundit të ndërtojë një hidrocentral të madh dhe i ka dhënë tashmë koncesionin për ta ndërtuar atë një kompanie turke. Projekti  i “Poçemit” përmban ndërtimin e nje dige 25 metër të lartë, që do të shkatërrojë një nga pjesët ekologjikisht më të vlefshme të lumit.

 “Errësira po i afrohet Vjosës. I bëjmë thirrje Kryeministrit të Shqipërisë të ndalojë ndërtimin e digave dhe të mbrojë Vjosën përmes shpalljes së gjithë rrjedhës së saj park kombëtar. Plani aktual i qeverisë për të deklaruar vetëm rrjedhën e sipërme si park kombëtar, duke penguar rrjedhën e poshtme me diga të mëdha është i pakuptimtë”, tha Gabriel Schëaderer, Drejtor i EuroNatur gjatë protestës në Tiranë.

Kayakistë nga Shqipëria, Sllovenia, Greqia, Italia, Gjermania, Austria, Holanda dhe SHBA (c) A. Burr

Ulrich Eichelmann, koordinator i fushtës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” nga Riverwatch, tha “Vjosa është një lumë me rëndësi globale. Më e pakëta që Qeveria Shqipëtare mund të bëjë është të kërkojë një Raport të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis sipas standarteve të BE. I kërkojmë asaj të ngrejë një grup me ekspertë të njohur ndërkombëtar për të realizuar studimet shkencore të nevojshme.

Olsi Nika nga EcoAlbania dhe koordinator i fushatës në Shqipëri vë në dukje faktin se shumica e banorëve të luginës mbështesin mbrojtjen e Vjosës: “Gjithë kryetarët e bashkive të luginës e mbështësin kërkesën tonë. Ata e kuptojnë potencialin që Vjosa ka për të ofruar për sa i përket ekoturizimit”.

“Ne duam të ruajmë lumenjtë e fundit natyrorë nga Sllovenia në Shqipëri dhe i drejtojmë një apel të fortë vendim-marrësve për të mbrojtur Vjosën. Po thërrasim një JO të madhe për digat në Vjosë”, tha Martin Solar, drejtor i WWF Adria, një nga organizatat mbështetëse të Turit të Lumenjve të Ballkanit.

“Vjosa është perla e lumenjve të Evropës” tha Ulrich Eichelmann, koordinator i fushtës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” nga Riverwatch.

Informacion shtesë:

Protesta ishte pjesë e Turit të Lumenjve të Ballkanit: për 35 ditë, kajakistët e vendeve të ndryshme po vozisin lumenjtë më mahnitës dhe më të kërcënuar të Ballkanit me qëllim për të tërhequr vëmendjen te tsunami i pashmangshëm i digave. Drejtuar nga sportisti i dikurshëm i Lojërave Olimpike në Slloveni, Rok Rozman, turi filloi në 16 Prill në lumin Sava të Sllovenisë dhe do të mbarojë në 20 Maj në Tiranë, Shqipëri.

Turi i Lumenjve të Ballkanit është një aktivitet i organizuar në kuadër të fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”, e nisur nga EuroNatur dhe Riverwatch me qëllim mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit nga shkatërrimi i pashmangshëm i tyre si pasojë e zhvillimit të hidrocentraleve. Turi i Lumenjve të Ballkanit është një iniciativë e LeewayCollective, EuroNatur, Riverwatch dhe WFF Adria dhe që mbështetet nga Patagonia, MavaFoundation dhe Manfred-Hermsen-Stiftung.

Na ndiqni online

Faqja e webit: www.ecoalbania.org ; http://www.balkanriverstour.com dhe http://balkanrivers.net

Facebook: https://www.facebook.com/balkanriverstour/?fref=nf

Instagram: https://www.instagram.com/balkanriverstour/

Kontakte

Katharina Grund (EuroNatur), [email protected], +49 7732 9272 10

Cornelia Wieser (Riverwatch), [email protected], +43 650 4544784

OlsiNika – EcoAlbania: [email protected]+355 69 29 44 757

RokRozman (Leeway Collective), [email protected],   +386 51 421 303

Martin Šolar (WWF Adria), [email protected], +386 41 627 891

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *