Mbi 120 000 persona u kërkojnë bankave të zhvillimit të shpëtojnë zemrën blu të Evropës, duke mos investuar për hidrocentrale në Ballkan

Londër, Pragë, Radolfzell, Vjenë, 21 qershor 2018 – Dje, përfaqësuesit e fushatës Të Shpëtojmë Zemrën Blu të Evropës u dorëzuan një peticion të nënshkruar nga më shumë se 120,000 persona drejtuesve të nivelit të lartë pranë zyrave qendrore të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në Londër.

Peticioni, i cili u hap për nënshkrim në Prill 2018 i bën thirrje Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Bankës Evropiane të Investimeve (EIB) dhe Korporatës Ndërkombëtare Financiare të Bankës Botërore (IFC) për të ndalur investimet e tyre në hidrocentralet e Ballkanit përpara se lumenjtë e fundit të egër në Evropë të shkatërrohen në mënyrë të pakthyeshme. Së bashku, këto institucione kanë financuar së paku 82 hidrocentrale në të gjithë Ballkanin – prej të cilave 37 janë të vendosura në zonat e mbrojtura – me 724 milionë euro investime totale.

Fushata u bën thirrje bankave që të ndalojnë menjëherë financimet për projektet që ndodhen në zonat e mbrojtura dhe lumenj të tjerë të çmuar, të aplikojnë kushte më të rrepta në mbrojtje të natyrës për kreditë në këtë sektor. Po ashtu u bën thirrje atyre të rrisin fondet për efiçiencën e energjisë dhe burimet e tjera të rinovueshme të energjisë, kryesisht diellore – një potencial i cili mbetet kryesisht i pashfrytëzuar në rajon.

Fushata “Të Shpëtojmë Zemrën Blu të Evropës” është një iniciativë e organizatave joqeveritare EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me organizatat mjedisore nga Evropa Juglindore, Bankwatch dhe kompanisë aktiviste Patagonia, për të mbrojtur lumenjtë e pacenuar të Ballkanit nga shkatërrimi i shkaktuar prej digave dhe devijimeve.

Fidanka McGrath, oficere e politikave pranë Bankëatch, u shpreh: “120,000 nënshkrime përfaqësojnë peticionin më të madh që BERZH ka marrë ndonjëherë për çështjet e energjisë. Shpresojmë që banka do ta konsiderojë thirrjen e publikut dhe për të investuar në një përzierje më të larmishme të burimeve të ripërtëritshme, duke zbatuar gjithashtu masa mbrojtëse strikte mjedisore dhe sociale”.

Theresa Schiller, koordinatore e fushatës së Zemrës Blu në EuroNatur, tha: “Bankat ndërkombëtare si BERZH duhet të përballen me përgjegjësitë e tyre në kohën e ndryshimeve klimatike dhe mbishfrytëzimit të burimeve natyrore. Ne i bëjmë thirrje BERZH-it të tërhiqet nga financimi i hidrocentraleve në lumenjtë e Ballkanit për të ruajtur këtë trashëgimi natyrore unike evropiane”.

“Është një humbje parash dhe një një moral i shrembër që disa nga institucionet më të mëdha financiare në botë kanë përqafuar këtë teknologji të vjetëruar dhe shfrytëzuese dhe po financojnë diga në disa nga vendet e fundit të egra në Evropë”. – u shpreh Yvon Chouinard, themeluesi i Patagonias.

Ulrich Eichelmann, koordinator i fushatës së Zemrës Blu, CEO i Riverwatch, deklaroi: “Është turp që BERZH dhe institucionet e tjera financiare po ushqejnë shkatërrimin e lumenjve më të vlefshëm në Evropë, duke çuar në humbjen e biodiversitetit, pakënaqësi sociale dhe dëmtimin e zonave të mbrojtura. Ata duhet të ndalojnë së investuari në cunamin e digave dhe të veprojnë si një model për investitorët e tjerë duke financuar më shumë në burimet e ripërtëritshme aktuale – si dielli – në vend të hidrocentraleve.

Informacion i mëtejshëm

Për më tepër informacion

Fidanka Bacheva-McGrath, CEE Bankwatch Network, Oficere e politikave të BERZH
[email protected],  +359 899 876 095

Cornelia Wieser, Koordinatore e Fushatës “Të Shpëtojmë Zemrën Blu të Evropës”, Riverwatch
[email protected], +43 650 4544784

Anja Arning, PR, EuroNatur
[email protected]; +49 7732 927213

Louise Brierley-Ingham, Menaxhere PR, Patagonia Evropë
[email protected], +31 613 344 608