Masakra në Valbonë, 11 HEC-e në 25 km

Po bëhet disa kohë që një grup banorësh të Tropojës kanë ngritur zërin nëpër media dhe rrjete sociale, për një masakër ekologjike që po përgatitet ndaj lumit të Valbonës.

Lumi i Valbonës. (c) BalkanWeb

Arsyeja që banorët e Valbonës dhe Rragamit të Shalës janë alarmuar sepse ka nisur të zbatohet një projekt për ndërtimin e 10 hidrocentraleve, (11 bashkë me një hidrocentral ekzistues), për gjatë rrjedhës së lumit të Valbonës dhe kjo jo në të gjithë rrjedhën, por vetëm në 25 kilometrat e rrjedhës së epërme, rrjedhës së rrëmbyeshme të këtij lumi, deri sa zbret në fushë, shkruan JavaNews. Të ndërtohen 11 hidrocentrale në gjatësinë e 25 kilometrave, do të thotë dënim kapital për lumin e njohur në mbarë viset shqiptare!

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se lumi Valbona është si një Faltore e shenjtë e natyrës sonë të bekuar të Alpeve Shqiptare. Lumi bashkë me Luginën e vet ku rrjedhë është një nga të paktat vende që kanë mbetur pa u dëmtuar, duke mundur të ruajnë biodiversitetin.

Vazhdimisht ka pasur kërcënime nga individë, gjuetarë të paligjshëm, tregtarë të vegjël lëndësh drusore, që kanë synuar të përfitojnë në kohëra rrëmujash. Por për fat deri më sot dëmtimet kanë qenë jo të mëdha. Sot kjo pritet të ndryshojë.  

Për më shumë klikoni në artikullin e plotë nga BalkanWeb.com 

Moratorium edhe për HEC-et

“Asnjë hidrocentral nuk duhet ndërtuar në Park Kombëtar. Për zonat të tjera, më pak të mbrojtura, duhet të ketë një analizë të hollësishme mbi përfitimet që ato na japin dhe më pas duhet të vendoset me kujdes, të gjendet një balancë me atë se çfarë humbasim nëse ndërtojmë hidrocentrale”.

Për më shumë klikoni në kronikën e përgatitur nga Top Channel

HEC-et kërcënojnë mrekullinë e Valbonës

Nga ujvara në bashkimin me Drinin, Lumi i Valbonës përshkon 65 km dhe përbën zemrën e zhvillimit të turizmit në këtë zonë. Më tërheqëse për turistët janë 20 km e parë, por mesa duket nuk do të jetë kështu dhe për shumë gjatë, në qoftë se këtu ndërtohet qoftë edhe një hidrocentral i vetëm.

Për më shumë klikoni në kronikën e përgatitur nga Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *