Manual praktik për të kuptuar dhe përdorur të drejtën mjedisore

Masat e Shqipërisë për të parandaluar përkeqësimin e mjedisit dhe për t’iu përg- jigjur ndryshimeve mjedisore janë nxitur gjithnjë e më shumë nga angazhimet si- pas marrëveshjeve shumëpalëshe mjedisore nga njëra anë por dhe nga nevojat e brendshme nga ana tjetër. Kjo kërkon që zyrtarët qeveritarë jo vetëm të kuptojnë se si ta realizojnë zbatimin e angazhimeve ekzistuese ndërkombëtare, por edhe si të kontribuojnë në negocimin e angazhimeve të reja ndërkombëtare.

Si parakusht për këtë është dhe një kuptim i shëndoshë i zhvillimit, veçorive, funk- sionimit dhe zbatimi i marrëveshjeve shumëpalëshe mjedisore. Nga ana tjetër, ak- torë të shoqërisë civile, mbrojtës të mjedisit shpesh përballen me pamundësi për të kuptuar kompleksitetin ligjor të së drejtës ndërkombëtare mjedisore dhe si ta përdorin atë në punën e tyre të përditshme.

Qëllimi i këtij manuali është të japë një hyrje të përgjithshme të së drejtës mje- disore ndërkombëtare të mjedisit, duke u ndalur në disa marrëveshje mjedisore shumëpalëshe të rëndësishme dhe të njohura për publikun e gjerë.

Për të ndihmuar në kuptimin bazik të angazhimeve ndërkombëtare, ky manual është ndarë në disa pjesë. Në pjesën e parë, jepet informacion i përgjithshëm i së drejtës ndërkombëtare mjedisore, zhvillimin e saj. Ndërsa në pjesën e dytë jepet një shpjegim i konventave mjedisore rreth hyrjes në fuqi, funksionimin dhe zbatimin e tyre, për të kuptuar mekanizimin e pajtueshmërisë dhe zbatimit të tyre në praktikë.

Duke u mbështetur në këtë informacion, pjesa e tretë ofron një përmbledhje rreth të drejtës mjedisore në Shqipëri duke u ndalur shkurtimisht në legjislacionin mjedisor horizontal. Pjesa e katërt është ndërtuar rreth zbatimit në praktik të legjislacionit mjedisor kombëtar dhe ndërkombëtar duke u ndalur në rastin e Lumit Vjosa dhe betejës ligjore ndjekur nga EcoAlbania.

Audienca e synuar për këtë manual janë palët e interesuara nga të gjitha sferat që kërkojnë të kuptojnë angazhimet sipas marrëveshjeve shumëpalëshe mjedisore. Megjithatë manuali synon gjithashtu të arrijë dhe zyrtarët që punojnë për ministritë e ndryshme të vendit, veçanërisht Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (MTM).

Manuali është prodhuar në gjuhën shqip dhe anglisht.