Manifest për hidrocentralet në Evropë

OJF-të i kërkojnë BE-së t’i japë fund mbështetjes për hidrocentrale të reja

Pas Ditës Botërore të Migrimit të Peshqve, 150 OJF janë bashkuar për t’i bërë thirrje institucioneve të BE që t’i japin fund financimit publik për projektet e reja të hidrocentraleve në Evropë. Ndërtimi i hidrocentraleve të reja bie në kundërshtim me qëllimet për biodiversitetin e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, duke pasur parasysh kontributin e vogël që hidrocentralet e reja do të sillnin në tranzicionin e energjisë, krahasuar me dëmin mjedisor që ato shkaktojnë [1]. WWF, së bashku me nënshkruesit e këtij manifesti si Climate Action Network Europe dhe BirdLife kërkojnë që investimet publike të ridrejtohen drejt përmirësimit të hidrocentraleve  ekzistuese, masave të efiçiencës së energjisë dhe alternativave të energjisë së rinovueshme me ndikim më të ulët, si energjia e erës dhe e diellit.

Mobilizimi i OJF-ve vjen disa muaj pas analizës së fundit, ku u gjet se 93% e peshqve migrues evropianë të ujërave të ëmbël janë zhdukur që nga viti 1970, pjesërisht për shkak të energjisë hidrike [2]. Ndërsa 91% e hidrocentraleve ekzistuese dhe të planifikuara në Evropë konsiderohen ‘të vogla’ – që do të thotë se kanë një kapacitet nën 10MW – dhe kontribuojnë pak në skemën e energjisë, por ndikimet e tyre në mjedis janë dramatike. Nëse këto hidrocentrale ndërtohen, ato do të shkatërrojnë lumenjtë e fundit të egër në Evropë dhe do të degradojnë më tej ekosistemet e ujërave të ëmbël.

Mbroni Ujin!

Andreas Baumüller, Shef i Burimeve Natyrore, Zyra e Politikave Evropiane në WWF, tha: “Financimi i vazhdueshëm i projekteve të reja të hidrocentraleve nga Komisionit Evropian dhe institucionet financiare evropiane  kundërshton plotësisht ambiciet e Strategjisë së Biodiversitetit të BE-së dhe qëllimin e saj për të riparuar 25,000 km të lumenjve me rrjedhë të lirë. Heqja e mjeteve dhe stimujve të financimit për projekte të reja hidroenergjitike është një hap gjithnjë e më urgjent drejt kthimit të uljes humbjes së biodiversitetit në BE, përmbushjes së objektivave të përcaktuara nga Direktiva Kuadër e Ujit dhe mbështetja e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane. “

Alex Mason, Zyrtar i Lartë i Politikave, Klimës dhe Energjisë në WWF shtoi: “Ne kemi nevojë të kalojmë urgjentisht në një sistem 100% të energjisë së rinovueshme. Por kontributi që hidrocentralet e reja mund të japin është i parëndësishëm krahasuar me dëmin ekologjik masiv që do të shkaktojë. Në vend të kësaj, ne duhet të investojmë në erë dhe diell, duke marrë parasysh fleksibilitetin e kërkesës dhe kapacitetin ruajtës. “

Manifesti bën thirrje për:

  • Fundin e subvencionimit nga BE për hidrocentralet e reja të të gjitha madhësive, duke përfshirë politikën rajonale dhe fondet e Projekteve me Interes të Përbashkët.
  • Fundin e financimimeve nga Banka Evropiane të Investimeve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për të gjitha hidrocentralet e reja në Evropë.
  • Përjashtimin e të gjithë hidrocentraleve të reja nga lista e projekteve të energjisë së rinovueshme të pranueshme për Ndihmën Shtetërore.
  • Fondet publike për hidrocentralet e reja të rialokohen për restaurimin e ekosistemeve, projektet e heqjes së digave, veçanërisht aty ku digat janë të vjetruara, dhe drejt energjive të tjera të rinovueshme si era dhe energjia diellore.

Gjeni manifestin e plotë dhe listën e organzatave firmëtare 

Shënime:

[1] Nëse të gjitha 5,500+ hidrocentralet e planifikuara në BE do të ndërtoheshin, pjesa e gjenerimit të energjisë elektrike të BE-së e siguruar nga hidrocentralet do të shkonte nga 10% në 11,2-13,9%. Eurostat, 2017; EuroNatur, GEOTA, RiverWatch, WWF, Presioni i hidrocentraleve në lumenjtë evropianë: Historia në numër, 2019.

[2] IUCN, WFMF, WWF, TNC, ZSL, Indeksi i Planetit të Gjallë (LPI) për peshqit migruese  të  ujërave të ëmbël, 2020

[3] Hartimi i një rruge më të shpejtë në Evropë me shkarkime zero