Letra e EcoAlbanias drejtuar Kryeministrit Edi Rama në media

Letra e hapur e EcoAlbanias (kliko këtu për të shqyrtuar letrën) drejtuar më 5 prill 2021 Kryeministrit Edi Rama për sa i përket çështjes së Vjosës, se cili status është më i vlefshëm për t’iu dhënë si mbrojtje “Park Natyror/Rezervat Natyror
i Menaxhuar (Kategoria IV)” apo “Park Kombëtar (Kategoria II)”, mori një mbulim të ndjeshëm  mediatik.

Kryeministri qe shprehur në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili se “Vjosa nuk mund të shpallet si luginë Park Kombëtar sepse kjo do të pengonte zhvillimin e agroturizmit”. Në letrën e EcoAlbanias, kërkohej takim për t’u diskutuar më tepër rreth kësaj çështjeje, teksa përcilleshin shembuj konkret se si në zona të tjera të rajonit Parku Kombëtar kishte sjellë më tepër të ardhura si “një tërheqje shtesë” apo “markë turizmi” për vizitorët.

Reagimi i EcoAlbanias u raportua nga media me emër si Top-Channel, Shqiptarja.com, Fax-News, Exit.al, Politico.al, apo dhe Konica.al: