Koncerti Vjosa Forever në Tepelenë bën bashkë artsitët e mirënjohur për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar

Tepelenë, 4 Qershor 2022. Artistët e mirënjohur të skenës shqiptare mbajtën koncertin “Vjosa Forever” në Tepelenë në mbështetje të fushatës për shpalljen e lumit Vjosa dhe degët e tij Park Kombëtar. Mbështetës të shumtë të Vjosës mbushën sheshin “Lord Byron” në Tepelenë dhe u bënë pjesë e këtij koncerti madhështor ku ndoqën performancat e elektrizuese të artistëve: Eugent Bushpepa, Elina Duni, Shpat Deda, Eda Zari, Vlashent Sata, Asgje Sikur Dielli, Florjan Binaj, Linda Rukaj, Grupi Isopolifonik i Tepelenës dhe Dj Cool.

Artistët janë angazhuar prej 5 vitesh në mbrojtje të lumit Vjosa, ku mbështetja e tyre dhe e personaliteve të tjera ndërkombëtare si, Leonardo Di Caprio dhe Edward Norton, ka ndihmuar aktivistët për të ngritur zërin e tyre për rëndësinë e mbrojtjes së lumit të fundit të egër të Evropës. Ky ishte koncerti i dytë ndërgjegjësues që realizohet gjatë 1 dekade punë të vazhdueshme për të shpallur Vjosën Park Kombëtar, pas atij të mbajtur në Tiranë në 2017 nën sloganin “Mos ma prek Vjosën”, i cili është pasuar edhe me këngën protestë Lum lum i lirë. Tashmë pas 5 vitesh artistët dhe aktivistët u mblodhën përseri së bashku edhe për të festuar arritjet e deritanishme të fushatës.

Arritjet e dirtanishme në fushatën e Vjosës kanë qenë të shumta dhe tashmë ne jemi më afër se kurrë drejt shpalljes së Vjosës Park Kombëtar. Shpresojmë që thirrja e artistëve dhe gjithë grupeve të interesuar të dëgjohet dhe së shpejti të kemi të shpallur Parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër në Evropë”, tha Olsi Nika, drejtor Ekzekutiv i EcoAlbania.

EcoAlbania dhe partnerët e saj RiverWatch dhe EuroNatur me mbështetjen Patagonia’s vazhdojnë betejën e tyre për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe degët e saj, për të arritur qëllimin final, shpalljen e lumit Vjosa Park Kombëtar për një zhvillim të qëndrueshëm të gjithë luginës.

Informacion shtesë:

  • Lista e artistëve që morën pjesë : Eugent Bushpepa, Elina Duni, Shpat Deda, Eda Zari, Vlashent Sata, Asgje Sikur Dielli, Florjan Binaj, Linda Rukaj, Grupi Isopolifonik i Tepelenës dhe Dj Cool. Ndihmoi në organizimin e koncertit Qendra Tulla me drejtor artisik Alban Nimani.
  • Vjosa është lumi i fundit i madh i paprekur në Europe, jashtë Rusisë. Përgjatë shtrirjes prej 270km, nga Malet e Pindit deri në detin Adriatik, ajo rrjedh e paprekur përmes kanioneve te mrekullueshem.
  • Mbrojtja e Vjosës është një nga qëllimet kryesore të fushatës “Të shpëtojmë Zemrën Blu të Europës” , që ka për synim mbrotjen e lumenjve më të çmuar në Ballkan. Fushata koordinohet nga organizatat Riverwatch dhe Euronatur, në bashkepunim me EcoAlbania në Shqipëri dhe organizata partnere në Ballkan.

Ndani këtë me të tjerët: