Historia e fushatës së Vjosës, takimi me organizatat mjedisore në Greqi

Më datën 15 Qershor 2022, u zhvillua forumi “Fushata për Vjosën – frymëzim për aktivizmin” me organizatat mjedisore në Greqi. 

Takimi u mbajt në menyrë virtuale për shkak të vendndodhjeve të ndryshme të organizatave mjedisore. Pas prezantimit të fushatës së “Lumit të fundit të eger të Europes” u mbajt seksioni pyetje pergjigje ku u diskutua më në detaje rreth fushatës. Pjesmarresit gjithashtu prezantuan organizaten e tyre dhe fushatat apo projektet në të cilat janë të angazhuar duke nxitur kështu një diskutim frytdhënës mes njëri-tjetrit.

OJF-të pjesëmarrëse treguan interes gjithashtu dhe për bashkëpunime me organizatat shqiptare për çështje të cilat i prekin të dyja shtetet si liqeni i Prespës, lumi Vjosa/Aoos, etj. Gjatë takimit u diskutuan gjithashtu dhe tematika të tjera mjedisore, si: sensibilizimi i komuniteteve për të kuptuar dhe ndarë cili veprim e mbron mjedisin dhe cili e shkatërron duke mos sjellë përfitime afatgjata tek banorët e zonës. Gjithashtu u diskutua për taktikat si ti qasesh avokatëve për tu përfshirë në çështjet mjedisore duke u udhëhequr më shumë nga dëshira dhe vullneti.

Në fund të forumit me u ndanë materialet e realizuara nga EcoAlbania, 2 manualet rreth të drejtës mjedisore dhe marredhenia me mediat në formën elektronike gjithashtu edhe videot e realizuar.

Ky forum është i fundit i turit të forumeve të organizuara në kuadër të projektit “Fushata për Vjosën – frymëzim për aktivizmin” Ky projekt synon të ndajë përvojës e EcoAlbania-s gjatë këtyre 8 viteve të fundit në fushatën e “Të shpëtojme zemrën blu të Europës”, me OJF-të kombëtare dhe rajonale si një nga aktorët kryesor në ndërmarrjen dhe drejtimin e fushatave për mbrojtjen e natyrës.