HELP-CSO: vazhdimësi e iniciativave të përbashkëta

Milieukontakt Shqipëri, EcoAlbania dhe LexFerenda organizuan më 14 qershor 2016 takimin prezantues të projektit “HELP – CSO, Forcimi i Legjislacionit Horizontal dhe Promovimi i Organizatave të Shoqërisë Civile”. Në fjalën e tij Z. Rezart Kapedani, menaxher i granteve të programit Achieve theksoi se një nga rezultatet e pritshme të këtij projekti do të jetë organizimi i forumeve të OSHC-ve dhe dalja me rekomandime në lidhje me zbatimin e legjislacionit horizontal, për të cilat do të lobohet që të përfshihen në kapitullin 27 të Raportit t BE për Shqipërinë.

Informimi dhe pjesëmarrja e publikut në Shqipëri rezulton të jetë një proces problematik dhe për pasojë reagimi i organizatave të Shoqërisë Civile dhe i individëve ka qenë i dobët. Kjo vihet re sidomos në zhvillimin e projekteve të HEC-eve, ku për shkak të mungesës së njohurive ligjore mjedisore procesi i pjesëmarrjes së publikut shpesh herë ka krijuar konflikte në komunitetet e prekura. Organizatat mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare kohët e fundit janë organizuar duke realizuar aktivitete të përbashkëta për të mbështetur komunitetet e prekura nga ndërtimi i HEC-eve dhe kanë lobuar për të rritur vëmendjen e vendim-marrësve kundrejt respektimit të standardeve mjedisore gjatë këtij procesi.

Gjatë takimit me OSHC-të kombëtare dhe lokale. (c) B. Guri/EcoAlbania

Megjithatë mungesa e njohurive mbi legjislacionin horizontal dhe zbatimin e tij në projektet mjedisore ka sjellë nevojën për realizimin e disa aktiviteteve trajnuese dhe mbështetëse për organizatat lokale dhe komunitare në lidhje me pjesëmarrjen publike në projektet e përdorimit të ujit, monitorimin e zbatimit të legjislacionit horizontal si dhe mbështetjen ligjore falas për raste specifike. Ekspertët ligjor, pjesë e ekipit të punës së HELP-CSO do të japin asistencë ligjore duke ndihmuar në aftësimin e organizatave mjedisore për t’iu drejtuar organeve të gjyqësorit apo rekomanduar përmirësime ligjore e politikash.

Për të vazhduar dhe konsoliduar punën e nisur nga grupimi “Të mbrojmë lumenjtë” , pjesë e të cilit janë dhe vetë organizatorët, me anë të këtij  takimi ata synonin krijimin e një Fokus grupi  të organizatave të shoqërisë civile që do të punojnë së bashku për vlerësimin e përafrimit të legjislacionit horizontal mjedisor sipas Direktivave të BE. Komponent i rëndësishëm i këtij takimi ishte dhe krijimi i një platforme dhe strategjie komunikimi në shërbim të punës së përbashkët të këtij Grupi Fokus përgjatë projektit e më tej.

Rreth 10 organizata lokale dhe kombëtare iu bashkuan grupimit për të dhënë mbështetje e kontribut në vazhdimësinë e punës së përbashkët dhe u bënë pjesë e diskutimeve në grupe mbi tre tematikat kryesore: hartimi i Memorandumit te Bashkëpunimit; vizibiliteti dhe faqja tematike e internetit dhe nxitja e iniciativave lokale.

Ky projekt mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian nëpërmjet programit ACHIEVE i  zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit – REC Shqipëri. 

Për më shumë kontaktoni në: [email protected]

Ose vizitoni:

http://www.milieukontakt.org

https://ecoalbania.orgv2

https://www.facebook.com/Lex-Ferenda-492785940925887/?fref=ts

Nga Besjana Guri/ EcoAlbania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *