Fushata Solar në Kutë

Fushata ‘Solar në Kutë’, është një iniciativë e organizatave partnere EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, e cila filloi zyrtarisht më 26 maj dhe ka sjellë në vëmendjen e publikut të gjerë historinë e komunitetit Kutë në mbrojtjen e lumit Vjosa dhe aftësinë e tij për të prodhuar energji në çatitë e ndërtesave pa qenë i nevojshëm shkatërrimi i lumit Vjosa.

Objektivi kryesor i këtij projekti pilot është të sjellë një burim të pastër dhe të qëndrueshëm të energjisë (energji diellore) në fshatin Kutë dhe të përmirësojë aksesin në energjinë e rinovueshme, duke krijuar fshatin e parë solar në Shqipëri.

Ne shpresojmë që ky projekt pilot të rrisë ndërgjegjësimin për zgjidhjet e energjisë së rinovueshme të komuniteteve rurale, të shtyjë më tej projekte të energjisë diellore dhe të qëndrueshme dhe të promovojë përdorimin e energjisë diellore.