Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

Fushata për Vjosën – frymëzim për aktivizmin në Shqipëri

Që nga krijimi i saj në dhjetor 2014, EcoAlbania ka qenë partneri lokal për Shqipërinë në projektin e financuar nga MAWA “Save the Blue Heart of Europe Campaign” që synon të mbrojë nga shkatërrimi lumenjtë më të vlefshëm në Evropën Juglindore nga projektet e pakontrolluara hidro-energjetike.

Partner gjithashtu në projektin “Shpëtimi i lumit të fundit të egër me rrjedhë të lirë në Evropë – Vjosa/Aoos” që synon ndërgjegjësimin e publikut për lumin e Vjosës, vlerat ekologjike dhe cënueshmërinë e tij dhe mbrojtjen e lumit nga planet e HEC-eve.

Falë përvojës së këtyre 8 viteve të fundit EcoAlbania ka zbatuar projektin Ti japim zë mbrojtjes së lumenjve që synon të mobilizojë komunitetet lokale dhe presionin publik, duke promovuar angazhimin me menaxhimin e qëndrueshëm të lumenjve dhe për të demonstruar përfitimet nga mbrojtja e lumenjve.

Në të njëjtën fushë, EcoAlbania vjen me projektin vijues “Fushata për Vjosën – frymëzim për aktivizmin në Shqipëri” për të ndarë këtë përvojë me OJF-të kombëtare dhe rajonale si një aktor kryesor në ndërmarrjen dhe drejtimin e fushatave për mbrojtjen e natyrës.

Projekti synon zhvillimin e 2 manualeve dhe 2 videove të shkurtra për: Mjetet ligjore dhe Mjetet e ndërgjegjësimit mediatik për ruajtjen e natyrës, që do të përdoren nga OJQ-të për fushatat e tyre. Zhvillimi i këtyre mjeteve do të bazohet në përvojën e EcoAlbania’s me fushatën për mbrojtjen e lumit Vjosa.

Si mjeti më i mirë vizual që do të përdoret për të tërhequr vëmëndjen e audiencës së synuar do të jetë realizimi dhe shpërndarja e dokumentarit të shkurtër “Historia e fushatës së Vjosës”, si një rindërtim i veprimeve të fushatës deri në gjendjen aktuale.

Një tur forumesh në vendet fqinje të Ballkanit do të mbaher për të ndarë këtë përvojë përmes materialeve që do të prodhohen. Pas eventeve, ato do të jenë të disponueshme për OJF-të në çdo kohë në faqen e internetit të EcoAlbania dhe rrjetet sociale.

Objektivi 1

Të kontribuojë dhe promovojë më tej OAP-in “M1M2 – Sigurimi i menaxhimit të integruar të pellgjeve lumore që lidhen me pellgun e Mesdheut”.

Objektivi 2

Mobilizimi i OJQ-ve kombëtare dhe rajonale dhe adoptimi i këtyre mjeteve në punën dhe veprimet e tyre për fushatat e mbrojtjes së natyrës.

 

Kohëzgjatja e projektit: Qershor 2021- Qershor 2022