Select Payment Method
Personal Info

Donation Total: €100,00

ENGONA- Rrjeti i OSHC-ve mjedisore në Shqiperi

Projekti ENGONA- Rrjeti i OSHC-ve mjedisore në Shqiperi, synon të mbledhë së bashku OSHC-të që ndajnë interesa të njëjta  lidhur me mbrojtjen e mjedisit.

Duke u bazuar në faktin që mungon një bashkëpunim midis këtyre OSHC-ve, zgjidhja me e përshtatshme do të ishte zbutja e fragmentarizimit mes tyre dhe një rritje e mëtejshme e bashkëpunimit. Për shkak se shumë prej këtyre organizatave nuk funksionojnë plotësisht si rezultat i mungesës së fondeve apo si rrjedhojë e pasivitetit të tyre, bashkimi i tyre me njëra tjetrën do të  sillte bashkëpunim si në anën financiare ashtu edhe me këshilla rreth struktures që ato ndjekin.

Të eleminohet fragmentarizimi midis OSHC-ve mjedisore dhe të krijohet një atmosfere bashkëpunuese midis tyre.

Objektivi i përgjithshëm
Objektivi specifik 1

Krijimi i një platforme rrjeti për OJF-të që operojnë në fushën e mjedisit në Shqipëri.

Objektivi specifik 2

Ngritja e 4 rrjeteve tematike për sektorin e mbrojtjes së mjedisit.

Objektivi specifik 3

Ndihmë teknike për rrjetet tematike të krijuara të OJQ-ve për të advokuar për shkaqet e përbashkëta mjedisore.

Ky projekt do të jetë një iniciativë pozitive në Shqipëri mbi interesat e përbashkëta që OSHC-të mjedisore kanë lidhur me problematikat mjedisore. Nëpërmjet kësaj iniciative do të arrihet një bashkëpunim më i madh dhe këshillim rreth cështjeve mjedisore. Bazuar në faktin që këto OSHC do të klasifikohen sipas aktiviteteve dhe kauzave që ato mbrojnë, kjo nismë do të rezultojë në fushata më të fuqishme, bashkëpunime të mëtejshme mes tyre dhe mbrojtje më e gjerë rreth njëproblematike mjedisore të dhënë.

Kohëzgjatja e projektit

Tetor 2021- Janar 2023

*Ky projekt realizohet nga EcoAlbania në partneritet me Qendrën Shqiptare për Qeverisje Mjedisore (ACEG) dhe Institutin për Politika Publike dhe Mirëqeverisje  (IPPM) me mbeshtetjen financiare të LevizAlbania – një projekt i Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkepunim, SDC.