Edhe PE- qeverisë: Jo devijimit të Vjosës: ruani “zemrën blu të Evropës”

Nga Ben Andoni/ JAVA

Në pritje të vendimit të Gjykatës greke për Çështjet Administrative edhe Parlamenti Europian (PE) i bën thirrje, qeverisë së Shqipërisë të rishikojë projektet hidroenergjetike përgjatë lumit Vjosa dhe degëve të tij si dhe mundësisë së devijimit të saj për shkak të ndërtimeve të HEC-eve.

Në fakt bëhet fjalë për rezolutën e PE-së, të hartuar nga eurodeputeti Knut Fleckenstein dhe të miratuar në fund të muajit Prill. Kjo pasi në nenin 27 të rezolutës, bazuar në direktivën e BE për Ujërat dhe mbrojtjen e Ekosistemeve theksohet se ”këto projekte do të dëmtojnë ekosistemet e lumit Vjosa, që siç thuhet në rezolutë është një nga lumenjtë e fundit në Europë që ka mbetur i paprekur.

Pamje e Vjosës. (c) A. Guri

Paralajmërimi i PE-së për të ndaluar ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosa vjen në një kohë kur shoqatat ekologjiste, grupe të shoqërisë civile, po kërkojnë me këmbëngulje që ai të shpallet Park Kombëtar. Por nga ana tjetër, qeveria shqiptare planifikon të ndërtojë në total 27 hidrocentrale mbi lumin Vjosa dhe degët e tij, nga të cilat dy tashmë kanë filluar të ndërtohen.

Është për t’u nënvizuar fakti se vendimi për devijimin e lumit Vjosa është marrë nga 9 ministri greke, dhe nga Këshilli Kombëtar i Ujërave, ku qëllimi i tij është ndërtimi i një hidrocentrali me kapacitet të lartë prodhues. Nëse kjo ndodh, lumi do devijohet drejt liqenit të Janinës duke e zhdukur rrjedhën e tij në pjesën shqiptare, që është edhe gjatësia më e madhe e lumit.

Artikullin e plotë publikuar në JAVA News mund ta lexoni këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *